Video
8/2/2009 11:20:59 AM
Kerkohet ndihme urgjente nga shteti, por asgje per zonen e Nivices
Zjarri pushton Nivicen, ndersa asnje ndihme
Laureta Rroshi
lauretaroshi@hotmail.com
2 Gusht 2009
NIVICE (SARANDE)- Kėrkojmė ndihmė nga ministria, pasi zjarri ėshtė nė zonė tė banuar deklaronte nė njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė pėr njė nga televizionet qendrore, pas 8 orė pėrpjekjeve pėr shuarjen e zjarrit. Apeli I kryekomunarit Vladimir Kumi ishte pėr dėrgmin e helikopterėve ndėrsa nė gadishmėri ishin zjarrėfikėsit, tė cilėt e kishin tė pamundur fikjen e tij pėr shkak edhe tė erės sė fortė qė e pėrhapte dhe terrenit malor. Lajmi se Nivica digjej u hap menjėherė. Nga Saranda, pasi kalon Qafėn e Gjashtės, rruga ndahet nė dy drejtime, ku ai djathtas tė shpie nė delvinė e Gjirokastėr dhe drejtimi majtas nė Nivicė, nė rrugėn e Bregut.
Pasi dalim nga trafiku I ngarkur I Sarandės qetėsia bie nė rrugėn e re e tė pandricuar tė Bregut, era fut brenda makinės tymin e plehrave qė digjen dhe befas mjegulla bllokon rrugėn. Eshtė e pamundur tė udhėtojmė, as dritat e gjata mbi rrugėn e re nuk e cajnė mjegullėn e pluhurit mbi rrugė. Ndalemi aty, jemi nė Volloder. Jashtė makine pluhuri na mbulon dhe frymarrja na rėndohet, zhurrmė makinerish gėrmojnė nė tė majtė mbi rrugė. Janė guroret e Volloderit, qė tė kujtojnė protesatat e banorėve qė flenė nė tė djathtė tė rrugės, nė Shelegar. Arrijmė tė nxjerrim makinėn nga reja e pluhurit me drita tė forta dhe ecim drejt dritave tė Nivicės. Aty nėn rrapin shekullor nė mes tė fshatit janė njė pjesė e grupit qė ka punuar ėpr shumė orė nė majėn e fshatit qė zjarri tė mos pėrfshinte shtėpitė.
Lusim qė era tė mos fryjė, kėshtu zjarrit I shpėtojnė banesat, pohon kryeplaku I fshatit Nivicė, Klement Baxheri nėn rrapin e fshatit, nė orėt e vona tė mesnatės, ndėrsa flaka ndizte qiellin nė majėn e malit, aty ku dallohen edhe dritat e shtėpive mė tė fundit tė Nivicės. Komunikova gjithėandej por nuk shoh reagim, qeveria ėshtė duke I bėrė sehir tė sotmes duke mos reauar, po e nesėrmja .. nėse pylli digjet tė gjithė duhėt tė ikin, ėshtė kjo kurorė qė e mban fshatin.
Nė Nivicė janė 300 shtėpi mė tepėr se 1 mijė banorė, zjarri I rėnė rreth orės 2 pasdite tė sė dielės , nė njė pyll 350 metėr mbi nivelin e detit,nė shpatin juglindor tė malit tė Shėndėllisė, ndėrsa shpati jugor mbi mbi gjirin e Kakomesė, pėrballė Korfuzit.
Nga Korfuzi ishte telefonuar pasdite nga bashkiaku I Korfuzit, I cili priste fax-is zyrtar tė Tiranės pėr tė ndėrhyrė me helicopter nga ajri, ashtu si tre ditė mė parė nė Kodėr tė Livadhjajsė, ku u ndėrhy nga ajri pėr shuarjen e zjarrit..Por e dielė dhe asnjė reagim nga emergjencat pėrvec pranisė sė dy zjarrfikėsve tė Sarandės. Madje nė Nivicė kish ardhur edhe kryetari I komunės Livadhja, irodhi dalani pėr tė ndihmuar nė pėrkthimin e gjuhės greke nėse do tė nisej helikopteri nga Korfuzi drejt Nivicės.
Koli njė nga zjarrėfikėsit e turnit tregoi se ishin tė mbetur nėn flakė edhe disa thaės me sherebelė, cka sipas tij pėrkonte e zjarrin e ndezur. Zjarrėfikėsit ndėrhynė tė ndihmuar nga banorėt pėr hapjen e njė brezi ndalues, po orė pas ore pasditen e sė dilelės pylli I Nivicės digjej dhe nga e era e fortė zjarri pėrhapjej shpejt, e 30 hektarė tė djegur rezultuan mesnatėn e sė dielės, ndėrsa zjarrfikėsit shėnuan nė librin e punės se Zjarri vazhdon. Kurora e pyllit me drurėt e rrallė gjetherėnės e gjthegjelbėr gjithė vitin e rrethuar nga flakėt dhe lutja e njerėzve ishte qė era tė mos frynte dhe zjarri tė mos pėrhapjes pėrtej brezit tė hapur me krahė.
Aty rreth rrapit madhėshtor, me moshė shumė shekullore, ata niviciotėt flasin tė lodhur nga heshtja zyrtare dhe kujtojnė se ėshtė e njėjta heshtje si pėr kakomenė, dhe se ata po ndėshkohen pa ndihmė pėr rezistencėn e tyre ligjore nė mbrojtje tė pronės sė shtetit dhe pronės sė tyre tė trashėguar. Historia e Kakomesė ngėrthen ajrin ndėrsa digjet lodhja e njė dite pėrpjekjesh pėr tė fikur zjarin dhe pėr tu zhytur nė njė lutje tė heshtur qė erė tė mos ketė e zjarri tė mos pėrhapet..
Hermesnees©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 591 here