Video
7/20/2009 5:16:16 PM
Sezoni turistik dhe punetoret e vegjel
Jeta e Adeles ne cdo moment prane detit
Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com
20 Korrik 2009
BORSH- Sezoni turistik ka arritur pikun ne kete mes vere. Drejt detit drejt vendeve te fresketa rrugetojne familjet qe kane mundesi te pushojne ndersa nga dritaret e makinave ne rruge syri te kap dhe ata punetoret e vegjel qe zgjasin duart me frutat e perimet e kopashteve te shtepise.
Pergjate rruges nacionale ne jug shitesit e vegjel te lajthiave ne zonen e Mallakastres pasohen nga misrapjekesit e vegjel ne rrugen e Tepelenes, aty ku dhjetevjecaret kane ne fytyre ngjyren e grunjte te diellit e ne sy lutjen per te blere nje kalli te pjekur misri.
Arioni nga Ilirasi, del cdo dite ne nje kthese rruge. Ka mbaruar klasen e peste, deshiron te behet I madh e te ndihmoje shtepine ku te gjithe punojne. Puna e tij e perditshme, pjekja e shitja e kallinjve te misrit nis ne oren 7 te mengjesit deri vone pasdite aty buze rruges nacionale. Te kembet e tij ka lepushka te njoma misri dhe kallinj te pjekur qe bashke me fytyren e voglushit zhurriten ne diell ne pritje qe ndonje makine te ndaloje e dikush te bleje nje kalli miser 5 leke.
Fytura e lodhur e tij tretet ne mirazhet e vapes duke u ngaterruar me shitesit e vegjel te pejshkeve dhe kumbullave ne zonen e Muzines. Femije te ndryshem kilometra larg njeri tjetrit port e gjithe ne pune per te ndihmuar familjet e tyre me te ardhurat nga shitja e pemeve te kopshteve.
Dhe rrugetimi vazhdon nen temperaturat e nxehta te veres drejt jugut. Ne Borsh, pergjate vijes se bregut femijet qe punojne jane me te shumte mengjeseve , ne shoqerine e te rriturve ose jo ata tregetojne perimet e dites, qumeshtin e ndonje frut te rralle.
Nje mengjes ne Borsh Shkalle, lagjja e banuar dimer-vere buze detit, i takon ato vajzat e punes ne oret e para te mengjesit, ndersa voglushet pushues i gezohen kaltersise se ujerave te Jonit, ato ecin buze bregut ngarkuar me bidona qumeshti dhe kovat me perime.
Marjeta tregon se ka ardhur nga Kukesi te te afermit e vendosur ne Borsh, dhe aty ndihmon kusheriren e saj Adelen te shese domatet. Te dyja shpenzojne cdo dite tre orete dites ne shitjen e perimeve, takojne shume njerez, dhe lusin amvisat te blejne sa me shume perime.
Ndersa kthehen per ne banesen e tyre buze detit, aty te fundi i vijes se plazhit, Adela te tregon se ka turp te lere ta fotografosh, madje shume krenare thote se ajo meson shume mire ne shkolle ne klasen e peste. Meson ne Delvine ne shkollen e atjeshme, pasi ne Borsh shkalle shkolla eshte larg baneses. Adela 10 vjecare fle te murgeshat ne Delvine dhe vjen ne Borsh nje here ne jave e tani ne pushime perpiqet te ndihmoje sa mund familjen.
Ata kane ardhur ne vitet 90 per nje jete me te mire nga fshtart e Pukes dhe jane vendosur ketu buze detit. Adela thote se motra e saj mezi i mbaroi 8 vjecaren i vellai e la pergjysme dhe eshet emigrant ne Greqi ndersa ajo shpreson te mesoje shuuume e te diplomohet si mesuese.
Tani familja e saj eshte e vendosur prej vitesh aty buze detit, 20 meter larg vijes se ujerave te Jonit, dhe ajo ndihet sa veriore aq dhe notare e zonja. Pas pune ajo thote se ne shtepi ndihmon enen ne kopsht dhe me pas mund te lahet ne det. Adela ka te veshur nje bluze ku lexohet baci.baci.me fyryren feminore me quka ajo skuqet dhe thote se i pelqen shume kur shkon ne shkolle dhe se meson shume.
Hermesnees©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 694 here