Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

7/9/2009 3:40:05 PM

Ja si jetojne romet e Kosoves ne kampin e ngritur ne Podgorice

'Jetojme ne kushte cnjerezore dhe po vdesim'



Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com
9 Korrik 2009


PODGORICE- Elvisi nuk ka qene kurre me pare ne shkolle dhe nuk mendon se do te mund te shkoje ndonjėherė. Ai do te mbushe shtate vjeē ne gusht, ndėrsa vazhdon te jetoje ne Konik, kampin e refugjateve rome, ne nje tende te improvizuar ne njė cep te Podgoricės, kryeqytetit te Malit te Zi. Familja e tij ka jetuar atje qe prej dhjete vjetėsh, pikėrisht qe kur janė larguar nga Kosova qe pas fillimit te luftes, duke lenė pas shtėpinė dhe gjithēka tjetėr pėr te shpėtuar jetėn e tyre.

Tre jave me pas, ata nisen jetėn e tyre te skėterrshme ne disa tenda te improvizuara se bashku me 18 vete te tjerė. Familja e tij pėrbėhet nga 13 vete qe jetojnė ne njė tende te dhėnė nga UNHCR-ja dhe Kombet e Bashkuara pėr refugjatet. Kryqi i Kuq u ka dhėnė atyre miell dhe vaj, por pėr ta nuk ėshtė e mjaftueshme pas nuk kane ushqim dhe ujė te mjaftueshėm. Te mbijetoje, ėshtė gjithēka qe Elvis kėrkon, me shumes sesa edukimi dhe gjerat e tjera.

Kerkimi per buke
Elvisi nuk e mendon shtėpinė e tij si mikun me te mire qe ka, madje ai vazhdon te luaje jashtė me makina e tij prej lodre. Familja e tij, e cila ka humbur gjithēka dhe po mundohet te nise nje jete te dyte, ėshtė mjaft e shqetėsuar, e lodhur dhe e frikėsuar.

Gjyshja e tij 59 vjeēare, ėshtė e frikėsuar nga komuniteti lokal i Malit te Zi, pasi ata mund t’i sjellin pasoja te mėdha familjes se saj nėse ajo flet pėr kushtet ku jetojnė. Ajo mjaftohet vetėm me “Kushtet ku ne jetojmė janė anti-njerėzore. Ne po e pranojmė kėtė jete pasi ėshtė me e keqja. Janė bere gati dhjete vjet tashme dhe ne vazhdojmė te jetojnė ne kete gjendje, por as qeveria dhe askush nuk na ndihmon”. Xhaxhai i Elvisit, 31 vjeēar, tregon se gruaja e tij dhe e ėma janė nisur pėr ne qytet. “Babai dhe im vėlla po mbledhin diēka per te ngrėne neper malet e mėdha te mbeturinave qe janė kėtu pranė. Nuk e kam idenė sa do te vazhdojmė te jetojnė ne kėtė tende kėshtu. Perse nuk ka asnjė qe te na ndihmoje”.

Konik ėshtė kampi me i madh i refugjateve ne Ballkan. Ėshtė shtėpia e me shume se 2 mije refugjateve rome, shume prej tyre te mbėrritur atje pas konfliktit te ashpėr ne Kosove, gati njė dekade me pare. Nga 1300 nxėnės qe studiojnė ne shkollėn fillore, 270 janė rome. Organizata “Shpėtoni fėmijėt” ka nisur punėn qe ne vitin 2002 ne kėtė shkolle, me shpresėn e integrimit te nxėnėsve nga kampi ne komunitet nėpėrmjet edukimit dhe projekteve ne arsim. Drejtuesit e qeverise se Podgoricės, jo pak here kane kėrkuar qe refugjatet rome te kthehen nga vendi ku kane ardhur. Drejtuesit e shkollave, theksojnė se nxėnėsit rome kane njė pėrqendrim te keq mėsimor dhe jo ardhje te rregullt.

Mbytja ndaj tyre

Pas dhjete vjetėsh, serish komuniteti rom ne Podgorice nuk ka thuajse asnjė te drejte. Refugjatet nuk kane te drejte te punojnė, pasi ata nuk kane dokumentet e nevojshme, por edhe shume prej fėmijėve te tyre nuk mund te shkojnė ne shkolle pėr shkak te varfėrisė se tejskajshme. Kampi ka mundėsi te furnizohet me energji elektrike dhe uje, por jo te gjithė e kane kėtė mundėsi.

Pėr Azis Takovin, 24 vjeē, jeta ne Konik ėshtė bere e padurueshme. “Ne jemi te rinj, te forte, por ne nuk mund te punojmė. Unė nuk kam te drejte te punoj sepse jam rom dhe jam nga Kosova. Kushtet po bėhen keq e me keq. Nuk mund te qėndroj dot me tepėr kėtu. Ne nuk mund te shkojmė jashtė kampit pasi autoritetet lokale do te na kapin ose perzene. Nuk e kuptoj, pse te tjerėt kane kaq shume qejf te na shohin te jetojmė ne kėtė gjendje?”


Jetesa ne rrezik

Shume njerėz ne Konik bėjnė ēfarėdolloj pune pėr te fituar disa para. Ata mbledhin hekurishte dhe skrap metali tek zona pėrreth. Skėnderi, 30 vjeē, fiton rreth 280 dollarė ne muaj dhe ato te gjitha pėr ushqim dhe asgjė tjetėr. “Fėmijėt e mi janė te uritur dhe unė s’mund t’u jap dot buke pėr t’i ngopur” Skėnderi e shpjegon kėtė sidomos ne kohen kur bie shi, kur ai dhe familja e tij pėrballen me ujerat qe futen brenda tėndes.

Ai rrėfen kur te peste fėmijėt e tij thuajse janė te sėmure me te ftohur dhe kane probleme me shėndetin. Ai mendon se jetesa kėtu ne kėtė kamp ėshtė vetėm pėr te mbijetuar. Vjet, njė kompani lokale per pastrimin punėsoi 70 veta nga ky kamp.

Ata thuajse te gjithė u flaken, pasi nuk kishin lejen e punės. “Ne duam te jetojmė me mire, por si te mundemi? Ne nuk kemi ndihme nga qeveria, as edhe nga SHBA-ja apo edhe Kombet e Bashkuara, kėshtu qe ne qėndrojmė ulur me shprese per te rilindur nga ky kamp. Teksa shef fėmijėt e tij te lozin pranė malit te mbeturinave thekson “Fėmijėt tanė nuk kane asgjė dhe ne nuk kemi asnjė shans”.


Lajmi audio





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 749 here