Video
7/9/2009 11:21:24 AM
Klandestinėt do tė gjobiten me tė vėrtetė?
Kėshillat e avokatit/ Pėrshėndetje Z. Avokat. Jam njė shqiptar me banim nė Itali, si shumė emigrantė tė tjerė. E ndjek ēdo herė rubrikėn e 'Kėshillat e avokatit' dhe ju falėnderoj pėr pėrgjigjet qe jepni pėr ēėshtje praktike ne jetėn e pėrditshme. Kohėt e fundit kam lexuar shumė pėr disa ligje tė reja qė po miraton qeveria italiane. Bėhet fjalė pėr ligjin kundėr klandestinėve, tė cilėt tani e tutje do tė gjobiten nėse janė pa dokumente. Ju lutem a mund tė ma e sqaroni pak mė shumė kėtė normė?
9 Korrik 2009
info@hermesnews.org
ROME (ITALI) - Me datėn 2 tė kėtij muaj Senati i Italisė aprovoi nė mėnyrė definitive, njė serė nenesh ndėr tė cilat dhe disa qė ashpėrsojnė mė tej pėrballimin dhe kundėrshtimin e imigrantėve pa dokumente.
Nė radhė tė parė dua tju them se kėto modifikime akoma nuk kanė hyrė nė fuqi, pasi pritet firmosja e tyre nga Presidenti i Republikės dhe publikimi ke fletoren (gazetėn) zyrtare.
Gjithsesi, dua tė specifikoj qė njė nga masat mė tė dukshme ėshtė parashikimi i qenies klandestin si shkelje e ligjit penal, edhe pse kjo shkelje parashikohet tė dėnohet me njė gjobe qė shkon nga 5.000 deri nė 10.000 dhe jo me burg. Ky dėnim mund te jepet si pėr ata qė kanė hyrė pa dokumente dhe pėr ata qė ndodhen pa dokumente ne territorin italian, edhe pse mund te kenė hyre me njė vizė tė rregullt.
Tjetėr modifikim i ėshtė bėrė mėnyrės se largimit nga Italia (espulsit efektiv), duke e bėrė atė mė tė shpejt dhe tė drejtpėrdrejt nga shefi i policisė. Gjithashtu duhet theksuar qė njė nga nenet e mėsipėrme parashikon njė dėnim akoma mė tė rrepte pėr ata (italiane ose tė huaj) qė japin shtėpitė me qira, ose mbajnė ne shtėpitė e veta, klandestine. Dėnimi i tyre shkon nga 6 muaj ne 3 vjet burg.
Av. Lulzim Hamitaj
info@studiolegalehamitaj.com
00 39/ 06 3225895
Me ne fund do te doja te pėrmendje qe ėshtė zgjatur edhe kohe-mbajtja ne qendrat e identifikimit pėr klandestinet qe nuk kane asnjė dokument identifikimi me vetė. Kjo periudhe kohe kalon nga 2 muaj ne 6 muaj. Uroj fat tė mbarė, pasi do tė kenė nevojė, gjithė atyre qė mund tė cenohen nga kjo rreptėsi ligjesh.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 510 here