Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3092 here

On line 946 dite

video »

7/2/2009 11:51:56 AM

Shqipėria e do

Kushdo tė fitojė tani, nuk mund tė jetė fitues, pasi nė vendimet qė do tė marrin nuk do tė pėrfaqėsojnė kurrė pjesėn tjetėr tė popullatės.


Nga L. Palavj
2 Korrik 2009


Njė rezultat pa rezultat. Njė rezultat nul. Ēdo gjė tani fillon nga e para. Panorama qė po prezantohet nė Shqipėri, ėshtė problematike dhe e vėshtirė. Zgjedhjet na mėsuan se vendi ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ēfarė nė sistemin demokratik nuk ka me keq sesa njė rezultat i tillė.

Kushdo tė fitojė nuk mund tė jetė fitues, pasi nė vendimet qė do tė marrin nuk do tė pėrfaqėsojnė kurrė pjesėn tjetėr tė popullatės dhe asnjėherė nuk do tė thuhet “…ky ishte vullneti i mazhorancės”.

Nė ēdo rast Shqipėria do tė jetė e bllokuar. Mendoni se ēfarė mund tė ndodhė kur do tė lindė nevoja e aprovimit tė reformave tė rėndėsishme, ose vepra tė nevojshme pėr modernizimin e vendit. Shqipėria sot ėshtė njė vend ‘i murosur’ ne demokracinė e saj. Cila do te jete rrugėdalja nga njė situate e tille?

Para se t’i jap njė pėrgjigje kėsaj nevoje delikate dhe tė rėndėsishme, do te doja ta mbėshtesja idenė time me ndonjė prej shembujve ndėrkombėtare. Njė vend si Italia. Te gjithė do ta kujtojnė qeverinė Prodi, disa vite me pare. Politikisht ishte, si Shqipėria sot. Njė vend qe funksiononte me njė vote ne favor te njė prej senatoreve te pėrjetshėm.

Nė sistemin italian, bėjnė pjesė nė Senat personalitete qė janė dalluar pėr veprat e tyre tė merituara nė nivel ndėrkombėtar, duke ilustruar atdheun pėr shumė vlera tė larta nė fusha te ndryshme sociale, shkencore, artistike dhe letrare. Mazhoranca e qeverisė Prodi, ishte ne kėmbė vetėm fale kėtyre Senatorėve. Ēdo votė ishte njė tragjedi, meqė mungesa qe bėnte njė person, pėr motive nga mė tė ndryshme, vendoste pėr fatin e njė ligji apo te njė tjetri.

Deri njė ditė kur njė ‘snajper’ pas dy viteve, duke votuar kundėr, i dha fund qeverisjes se tij. Italia ishte njė vend peng, i njė mazhorance qė nė fakt nuk ekzistonte. Dhe fundi i saj ishte i pafalshėm. Sot Shqipėria duhet tė marrė mėsim nga ky shėmbull. Dy liderėt duhet tė dalin mbi partitė e tyre dhe interesat legjitim politik qė pėrfaqėsojnė, pėr t’u takuar diku mbase ne mes te rrugės. Te formojnė njė qeveri te koalicionit institucional.

Njė qeveri e afte pėr tė bėrė reformat e duhura e pėr t’i ēuar pėrpara projektet kombėtare mė tė rėndėsishme, duke vene deri tani njė marrėveshje te pėrbashkėt, programe, objektiva dhe datėn e zgjedhjeve tė reja. Pėr te mirėn e vendit. Rama e Berisha, kėshtu do t’i tregonin botės sė mund tė marrin vendime tė rėndėsishme pėr vendin e tyre. Mund t’i tregojnė kėshtu se janė ‘shtetarė’ dhe se e ardhmja e vendit shkon pėrtej interesave tė partive.

Sigurisht qė nuk do tė jetė e lehte t’i binde, ‘njerėzit e vet’, por ‘Shqipėria kėtė do’. Njė garant institucional mbi te gjithė, pėr tė respektuar rregullat; Presidenti i Republikės. Rrugėt e tjera mund te jene vetėm zgjidhje te pėrkohshme, qė sidoqoftė mund ta adresojnė vendin ne njė rėnie institucionale (prej se cilės tashme vuajnė vendet Perėndimore, pėr krizėn ndėrkombėtare) qė deri tani nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr eshte evituar.

Grindjet, vonesat kombėtare dhe ndėrkombėtare, procesi i afrimit me Europėn, mund tė jenė fatale. Dhe gjithnjė e mė shumė do tė largohen “Ėndrrat qė quhen Europė”. Lexo vesionin ne Italisht




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 395 here