Video
6/28/2009 8:52:40 AM
Fillon procesi i votimit
Lajmet minutė pas minutė/ Nesėr do tė publikohet vlerėsimi paraparak i cili do tė bazohet nė informacionet e 400 vėzhguesve te ODIHR.
28 Qershor 2009
info@hermesnews.org
(07:30) - ''Tė ndershme'', - i ka cilesuar agjencia britanike e lajmeve, Reuters, zgjedhjet ne Shqiperi. Kryeministri Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike u pėrballėn me opozitėn socialiste, tė kryesuar nga Edi Rama, njėkohėsisht kryetar i Bashkisė sė Tiranės, nė zgjedhjet parlamentare qė vlerėsohen nga Perėndimi si prova kryesore e gatishmėrisė sė Shqipėrisė pėr integrimin nė Bashkimin Evropian.
(07:00) - 'Shqiptarėt votuan nė njė proces tė qetė zgjedhor', - ka komentuar sot agjencia franceze e lajmeve, AFP.Afro 3,1 milionė votues ishin regjistruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare, qė konsiderohen si vendimtare pėr tė ardhmen evropiane tė vendit ballkanik.
(06:00) - Procesi i numėrimit tė votave ka vazhduar pėrgjatė orėve tė natės. Procesi nisi pas dorėzimit tė kutive tė votimit nė KZAZ dhe trajnimit tė anėtarėve tė grupeve tė numėrimit tė votave, nė pėrbėrje tė tė cilėve janė pėrfaqėsues tė subjekteve tė ndryshme politike. Nė tė gjithė vendin u ngritėn mbi 4750 qendra votimi, ndėrsa procesi po administrohet nga 66 komisione zonalė tė administrimit zgjedhor.
(05:46) - Policia e Shtetit, pėrmes njė deklarate pėr mediat, publikoi nė orėt e para tė ditės sė hėnė, ecurinė e transportimit dhe dorėzimit tė materialeve zgjedhore nė vendet e numėrimit tė votave. Deri nė orėn 00.30 tė ditės sė sotme, Policia e Shtetit ka dorėzuar nė Vendet e Numėrimit tė Votave 4373 kuti votimi, sė bashku me materialet e tjera zgjedhore, ndėrkohė qė priten tė dorėzohen nga ēasti nė ēast edhe 379 kuti votimi.
(04:54) - Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Leonard Olli tha, se ka filluar procesi i numėrimit tė votave nė 24 vende numėrimi nga 66 Komisione Zonale tė Administrimit tė Zgjedhjeve. Zėdhėnėsi i KQZ-sė u shpreh se "procedura e marrjes nė dorėzim tė bazės materiale po ecėn mjaft mirė deri nė kėto momente".
(03:00) Koalicioni i Vėzhguesve Vendorė (KVV) raportoi dje ne darke se pjesėmarrja e zgjedhėsve nė votimet e 28 qershorit, nė tė 12 qarqet e vendit ishte 52%. Sipas tyre, nė qarkun e Beratit pjesėmarrja nė votime ishte 44%, nė Dibėr 62%, nė Durrės 47%, Elbasan 51%, nė Fier 53%, nė Gjirokastėr 49%, nė Korēė 52%, nė Kukės 49%, nė Lezhė 50%, nė Shkodėr 50%, nė Tiranė 53% dhe nė qarkun Vlorė 45%.
(02:00) Elbasan/ Ne orėn 00.40 tė mėngjesit tė sotėm ka nisur nė rrethet e Elbasanit, Librazhdit, Cerrikut Peqinit dhe pritet qė brenda 30 minutave tė nisė edhe nė rrethin e Gramshit, proēesi i numėrimit tė votave nė pesė KZAZ-tė e qarkut tė Elbasanit. Aktualisht nė KZAZ nr. 12, nė Pallatin e Sportit Tomorr Sinani, sapo ka mbaruar verifikimi i dy kutive tė materialeve, dhe tashmė ka nisur numėrimi i votave. Pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit nė qarkun e Elbasanit ishin rregjistruar 299.663 zgjedhės, nė 549 qendra votimi.
(18:35) Tepelene/ Ngjarje te dhunshme kanė shoqėruar pėrgjatė ditės sė sotme procesin zgjedhor nė rrethin e Tepelenės. Kandidati pėr deputet i PS Ethem Ruka, denoncon dhunėn e ushtruar ndaj njė komisioneri socialist tė qendrės sė votimit nė fshatin Rexhin tė Komunės Kurvelesh nė rrethin e Tepelenės. Sipas selise se PS, Komisioneri i PS Julijan Balilaj ishte qėlluar nga shtetasi Jaho Xhebro i cili sipas tė dhėnave tė grumbulluara ka ushtruar dhunė nė ambjentet e brendshme tė Qendrės sė Votimit tė kėtij fshati nė prani tė anėtarėve tė tjerė tė komisionit. Dhuna e ushtruar ndaj komisionerit socialist Juljan Balilaj ka ardhur pasi ky i fundit nuk ka lejuar tė votojė tė jatin e shtetasit Jaho Xhebro i cili sipas komisionerit socialist, nuk kishte asnjė lloj mjeti identifikimi si letėrnjoftim apo pasaportė.
(18:20) Kastriot Islami ka denoncuar sot njė rast flagrant manipulimi. Sipas tij njė person ka votuar pėr njė tjetėr. Bėhet fjalė pėr shtetasen Erjola Dervishi e cila u paraqit pėr tė votuar nė qendrėn e saj tė votimit nė shkollėn 'Sami Frashėri' por u kthye mbrapsht nga komisioni pasi njė person tjetėr kishte votuar mė parė pėr tė. (18:10) Kreu i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Arben Ristani doli nė njė konferencė pėr shtyp para gazetarėve nė tė cilėn njoftoi pėr pjesmarrjen e deritanishme nė zgjedhje. Ristani bėri njė pasqyrė tė zgjedhjeve duke thene se procesi ishte ndėrprerė vetėm nė 3 qendra votimi, ku shkak ishte bėrė largimi i komisionerėve. Ai deklaroi se nėse nė Qendrat e Votimit do tė ketė radhė pas orės 19.00, atėherė QV do tė vazhdojnė tė jenė tė hapura. Pjesėmarrja deri nė orėn 16.00: Berati 45%; Dibra 42 %; Fier 45 %; Lezha 39 %; Shkodra 41 %; Tirana 41 %.
(17: 58) Diber/ Kandidati pėr deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė nė Qarkun e Dibrės, Jemin Gjana e vlerėsoi mjaft pozitive ecurinė e deritanishme te proēesit tė votimeve. Sipas tij: "deri nė orėn 16.10 shkalla e pjesėmarrjes nė votime nė tė gjithė Qarkun Dibėr ka arritur nė 45 pėr qind, por interesimi vazhdon tė jetė nė rritje, kjo e favorizuar dhe nga pėrmirėsimi i kushteve atmosferike, pas pushimit tė rreshjeve tė shiut, gjė qė pritet tė shoqėrohet me shifra tė larta, tė numrit tė votuesve".
(17:38)- Mbi 33% e zgjedhėsve tė rregjistruar nė 350 qendrat e votimit nė Qarkun e Durrėsit kanė votuar deri nė orėn 17.00 tė ditės sė sotme. Deri nė orėn 17.00 ėshtė mbi 33%. Fluksi mė i madh i votuesve ėshtė vėnė re nga ora 11.00-13.00. Sot nė Qarkun e Durrėsit janė ftuar nė zgjedhje afro 290 mijė votues dhe nga ky proēes do tė shpallen 13 deputetė.
(17:28) Tirane/ Kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani konfirmoi pak ēaste mė parė se procesi i votimit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme po vijon normalisht. Sipas tij shifrat e pjesėmarrjes sė deritanishme nė votime pėr disa qarqe tė vendit jane: deri nė orėn 14:30, pjesėmarrja nė votime nė qarkun Berat ėshtė 37%, nė Dibėr 39%, nė Durrės 34%, Elbasan 37%, Fier 38%, Gjirokastėr 34%, Vlorė 33%, Kukės 41% (mė e larta), nė Lezhė 34%, nė Shkodėr 35% dhe Tiranė 38%.
(17:09) Deri nė orėn 16.30, nė 284 qėndrat e votimit nė prefekturėn e qarkut tė Gjirokastrės kanė votuar mbi 45% e zgjedhėsve. Arjan Gjini, pėrfaqėsuesi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr Gjirokastrėn, ka pohuar ditėn e diel se nė orėt e para tė mbasdites ėshtė vėnė re njė rritje e numrit tė shtetasve qė dėshirojnė tė votojnė pranė qendrave tė votimit.
(17:01) Shkoder/ Procesi i votimit gjatė ditės sė sotme nė qytetin e Shkodrės ėshtė i qetė. Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli tha se: "Deri nė orėn 15.00, ka patur njė pjesėmarrje rekord tė votuesve nė Bashkinė e Shkodės, qė ėshtė mė e lartė se nė vitin 2005. E njėjta gjė, nė 15.30, ėshtė dhe pėr komunat mė tė mėdha tė kėtij rrethi, si nė Komunėn e Rrethinave, e Anės sė Malit, etj".
(16:50) Kurbin/ Mbi 50 % e zgjedhėsve nė nėnprefekturėn e Kurbinit, nė Qarkun e Lezhės, kanė votuar deri tani.
Procesi vazhdon normalisht, ndėrkohė qė pjesėmarrja e zgjedhėsve nė kėtė qark mendohet qė deri nė fund tė procesit tė arrijė mbi 70 %.
(16:40) Tropojė/ Deri nė orėn 15.30, nė 76 qėndrat e votimit tė rrethit tė Tropojės kanė votuar mbi 52% e zgjedhėsve.
Sipas Kryetarit te KZAZ, Avni Ahmetaj: ''deri tani situata ka qėnė normale dhe nuk ėshtė shėnuar asnjė incident.'' Nė kėtė rreth nė 76 qėndrat e votimit janė thirrur pėr tė votuar 20.137 shtetas.
(16:35) Kukes/ - Nė 100 zona zgjedhore tė rrethit tė Kukėsit kanė votuar rreth 50% e zgjedhėsve. Sipas Nėnkryetarit te KZAZ, Ylber Duraku; ''Procesi zgjedhor ka vijuar normalisht pa patur ndonjė problem. Eshtė zgjidhur edhe problemi i shfaqur nė orėt e para tė mėngjezit nė njė qėndėr votimi tė komunės Ujmishtit, nė fshatin Orgjos.'' Edhe drejtuesit lokale tė dy forcave kryesore politike, PD e PS, dėshmojnė pėr situatėn normale zgjedhore nė rrethin e Kukesit.
(16:33) Berat/ Pėrfaqėsuesi i LSI-sė nė Berat, Vasil Naēo, tha se; proēesi zgjedhor nė kėtė qark po ecėn normalisht Pjesėmarrja nė Skarpar ėshtė 50%, nė Kuēovė dhe nė Berat ėshtė tek 30-35%.
(16:14) Partia Socialiste, aktualisht partia me e madhe opozitare ne Shqiperi, ka vene ne dispozicion nje numėr telefoni (044801050) ku qytetaret mund te denoncojne ēdo presion e kėrcėnim.
''Duke vėrejtur se ka kudo qytetarė qė nuk gjejnė emrin nė qendrėn e votimit, Partia Socialiste vė nė dispozicion numrin e telefonik ku bėhet direkt verifikimi i listės dhe jepet vendndodhja e saktė e qendrės sė votimit'', - shkruhet ne faqen zyrtare te kesaj partie
(16:00) Berat/ Pėrfaqėsuesi i LSI-sė nė Berat, Vasil Naēo, u shprej i kenaqur per ecurine e procesit zgjedhor. "Pjesėmarrja nė Skarpar ėshtė 50%, nė Kuēovė dhe nė Berat ėshtė tek 30-35%.
(15:59) Vlore/ Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe njėkohėsisht kandidat pėr deputet i kėsaj force politike nė Qarkun e Vlorės, Astrit Patozi, e vlerėsoi mjaft pozitive ecurinė e deritanishme te procesit tė votimeve. Sipas tij deri ne oren 15.10, shkalla e pjesėmarrjes nė votime nė tė gjithė Qarkun ka arritur nė 33-34%.
(15:57) Kryeministri Sali Berisha tha se numri i pjesmarresve ne votime deri tani ka arritur ne 40%.
(15:30) Sarandė/ Njė delegacion i OSBE-ODHIR, i kryesuar nga Wolfgang Grossruck, zv. president i asamblesė sė Pėrgjithshme tė OSBE dhe koordinator special pėr zgjedhjet parlamentare 2009 nė Shqipėri, vizitoi sot disa qendra votimi dhe mė pas u takua me kryetarin e Bashkisė sė Sarandės, Edmond Gjjoka. OSBE, ODHIR vizituan qendrėn e aplikimit pėr letėrnjoftimet. Ne kete qender nga 10 mijė aplikantė, vetėm 300 letėrnjoftime kanė mbetur pa tėrhequr dhe nga ora nė orė, paraqiten emigrantė qė i marrin dhe j'u drejtohen qendrave tė votimit.
(15:15) Tirane/ Partia Socialiste ka ripėrsėritur apelin e saj pėr njė votim masiv tė shqiptarėve pėr tė zgjedhur alternativėn e tyre mė tė mirė, nė zgjedhjet e sotme parlamentare . Sekretari pėr Ēėshtjet Ligjore nė Partinė Socialiste, Kastriot Islami tha: Partia Socialiste ėshtė nė vėzhgim tė plotė pėr tė mbrojtur votat e shqiptarėve, nga ēdo manipulim i mundshėm nė tė gjithė territorin e vendit.
(15:14) Tirane/ Zėvendėskryetari i LSI-sė, Pėllumb Xhufi shprehu shqetėsimin e tij pėr fenomenin e votimit familjar: fenomeni i votimit familjar ėshtė vėnė re sa nė Dibėr, aq edhe nė Shkodėr, por edhe nė Tiranė, e nė Kodėr Kamėz, ku grupe njerėzish kanė votuar sė bashku. Ai tha se ėshtė shqetėsuese edhe praninė e grupeve militante nė ambientet e qendrave tė votimit.
(15:09) Shkoder/ Kreu i Bashkisė sė Shkodrės, Lorenc Luka, njėkohėsisht kryetar i shtabit elektoral tė kėtij qyteti, ka reaguar per problemet e shkaktuara nė qėndrėn e votimit numėr 26. Nė kėtė qendėr (pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės), u pezullua pėr pak kohė procesi i votimit. "Kandidatėt pėr deputetė tė PS-sė nė Qarkun e Shkodrės Tom Doshi dhe Ilir Beqja, janė bėrė pengesė pėr ecurinė normale tė procesit zgjedhor" tha Luka.
(15:00) Tirane/ Presidenti i Republikės, Bamir Topi i bėri sot thirrje partive politike qė "tė jenė shumė tė vėmendshme dhe tė japin mesazhe pėr ecurinė korrekte dhe transparente tė zgjedhjeve".
(14:50) Fier/ Kryetari i Komunės Topojė, nė rrethin e Fierit, Sotir Zarka, ka denoncuar nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Fier shtetasin Alfred Davidhi banues nė fshatin Topojė militant i Partisė Socialiste, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunė fizike ndaj tij. Zarka pėrfaqėson si kryekomunar, subjektin politik LSI.
(14:30) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi tė dielėn nė parim dhe nen pėr nen vendimin pėr ndalimin gjatė procesit tė votimit nga anėtarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit (KQV), tė mjeteve tė tjera, pėrveē atyre tė parashikuara nė Kodin Zgjedhor. "Gjatė procesit tė votimit anėtarėt e KQV-ve nė asnjė rast tė mos pėrdorin procedurė dhe mjete te tjera pėrveē materialeve zgjedhore qė janė marrė nė dorėzim sipas nenit 100 tė Kodit Zgjedhor nga KZAZ-tė pėrkatėse. Nė rast se ndonjė nga anėtarėt apo sekretari i QV-sė tė pėrdorin mjete tė tjera qė nuk janė tė pėrcaktuara nė ligj, atėhere kryetari i QV-sė mban procesverbal dhe njofton menjėherė KZAZ-nė pėrkatėse dhe KQZ-nė", u tha ne vendimin i miratuar mesditėn e sotme nga komisioni zgjedhor.
(14:09) Vlore/ Policia e Vlorės deklaroi pak minuta mė parė nė njė konferencė pėr shtyp se atmosfera e zgjedhjeve nė tė gjithė territorin e Qarkut tė Vlorės, ėshtė e qetė. Zėdhėnėsi i Drejtoisė sė Policisė sė Qarkut tė Vlorės, Saimir Koēiaj, u shpreh se, deri nė kėto momente, nė tė gjithė Qarkun nuk ėshtė rregjistruar asnjė incident.
Nė kėtė proces, pritet te votojne, 187428 zgjedhės, tė shpėrndarė nė 13 bashkitė dhe komunat e kėtij rrethi, ku funksionojnė 3 KZAZ, tė ndara nė 3 zona zgjedhore me numėr 61, 62 dhe 63, me gjithsej 208 qendra votimi.
(14:00) - Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosch tha sot para mediave se: "nga raportimet e deritanishme situata zgjedhore nė Shqipėri ėshtė relativisht e qetė kudo".
(13:45) Vlore/ Shkalla e pjesėmarrjes sė zgjedhėsve nė votimet e sotme, nė disa zona tė qarkut tė Vlorės, ėshtė e kėnaqshme. Prefekti i kėtij qarku, Hasan Halili, tha se nė zona tė veēanta, sikundėr nė ato qė pėrfshihen nė territorin e administruar nga komunat Qendėr dhe Novoselė, pjesėmarrja nė votime ka arritur nė rreth 30%. Nė kėtė proces, janė ftuar tė marrin pjesė 187428 zgjedhės, tė shpėrndarė nė 13 bashkitė dhe komunat e kėtij rrethi, ku funksionojnė 3 KZAZ, tė ndara nė 3 zona zgjedhore me numėr 61, 62 dhe 63, me gjithsej 208 qendra votimi.
(13:35) - Drejtori ODIHR, Janez Lenarcic gjatė inspektimit sot nė mesditė tė qendrės sė votimit nė shkollėn "Hasan Prishtina" nė kryeqytet, vuri theksin nė rėndėsinė e zgjedhjeve parlamentare, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. "Ajo cfare ėshtė e rėndėsishme ėshtė njė pamje e pėrgjithshme dhe jo nga njė apo dy vėzhgues", - u shpreh Lenarcic. Nesėr do tė publikohet vlerėsimi paraparak i cili do tė bazohet nė informacionet e 400 vėzhguesve.
(13:13) Presidenti i Republikės, Bamir Topi, Ambasadori i SHBA-sė, John L. Withers dhe Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosch zhvilluan sot njė takim informal nė ambientet e Kompleksit "Taivan", nė qendėr tė kryeqytetit, ku diskutuan pėr situatėn zgjedhore nė vend. Ambasadori Withers theksoi se "ēdo njeri qė ka tė drejtėn e votės duhet tė ushtrojė kėtė tė drejtė demokratike dhe tė dalė tė votojė sot".
(13:00) Tirane/ Ambasadori i SHBA-sė, John L. Withers deklaroi sot se: " eshte shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha partitė dhe subjektet pjesėmarrėse nė kėto zgjedhje, qė tė respektohet ligji dhe procedurat pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord mė parė, si dhe tė zbatohen standardet ndėrkombėtare".
(12:56) Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, njėkohėsisht dhe kandidat pėr deputet i Partisė Demokratike nė qarkun e Fierit, ka kėrkuar zbatimin e kodit zgjedhor nė lidhje me mos lejimin e stilolapsave me mikrokamera nė qėndrat e votimit. kodi e pėrcakton nė mėnyrė specifike se cilat janė mjetet qė mund tė pėrdoren nė njė qėndėr votimi dhe kjo nė fakt duhet parė sepse nė tė vėrtetė pėrbėn njė vepėr penale qė mund tė klasifikohet si pėrgjim i paligjshėm. Nje votim normal dhe tė qetė si dhe pėr njė pjesmarrje tė kėnaqshme nė votime". Ai pėrmėndi edhe pėr incidente nė dy zona nė qarkun e Fierit ku sipas Olldashit, komisionerėve tė Partisė Socialiste nė komunėn e Libofshės u janė sekuestruar disa stilolapsa me mikrokamera.
(12:54) Njė vėzhgues i Partisė Socialiste, nė Qendrėn e Votimit Nr.1862, pranė shkollės Shyqyri Peza nė Kombinat, ėshtė larguar pasi mbante sende tė palejuara. "Sot nė mėngjes nga Komisioni i kėsaj Qendre Votimi ėshtė kėrkuar ndėrhyrja e shėrbimeve tė policisė pėr largimin e shtetasit Mihal Xhaka, vėzhgues i Subjektit Politik Partia Socialiste, i cili sipas KQV-se mbante sende tė pa lejuara nė Qendrėn e Votimit, " - njoftoi policia e Tiranės.
(12:53) Elbasan/ Pajisja e disa komisionerėve tė PS nė qendrat e votimit nė qytetin e Elbasanit me materiale qė nuk janė tė firmosura nga KQZ, ka shkaktuar debate mes komisionerėve. Nė qendrėn e votimit nr 23/62 nė mjediset e shkollės "Sali Ēeka" ėshtė konstatuar se komisioneri i PS-sė, Perikli Lami ishte i pajisur me njė stilolaps tė zi me USB. Sipas sekretarit tė komisionit tė qendrės, Naim Vasku, ai kishte tė instaluar edhe kamer tė fshehtė pėr tė vėzhguar proēesin zgjedhor. "Nuk ėshtė e ligjshme sipas Kodit Zgjedhor qė komisionerėt tė kenė materiale shtesė nga ato qė ndodhen brenda kutisė sė materialeve zgjedhore me proēes verbal, tha Vasku.
(12:52)Anėtarja e kryesisė sė Partisė Socialiste, Lindita Nikolla ka kėrkuar verifikimin e kartave tė idenitetit. Kėrkojmė verifikimin e kartave tė identitetit duke mundėsuar qė ēdo kartė e pavlefshme tė mos jetė pjesmarrėse nė njė proēes tė manipuluar. - tha Nikolla.
(12:50) Durres/ Kandidati pėr deputet i Partisė Demokratike pėr qarkun e Durrėsit, Gazmend Oketa, lidhur me denoncimin qė PD i ka bėrė opozitės pėr kontrollin e paligjshėm tė proēesit zgjedhor, Oketa tha se raste tė tilla kishte patur edhe nė disa qendra votimi nė Shijak, ku ndonjė votues ka fiksuar votėn e tij pėrmes stilolapsave me kamera tė shpėrndara nga anėtarė tė PS. Ėshtė njė gjė krejt e panevojshme", nėnvizoi Oketa.
(12:49) Partia Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) pėrmes njė deklarate pėr shtyp shprehu shqetėsimin e saj pėr disa parregullsi gjatė procesit tė votimit. Disa qėndra votimi nė mbarė vendin ende nuk janė hapur pėr shkak tė parregullsive qė kanė tė bėjnė me listat e komisionerėve apo me moskorrespondimin e vulave me numrin e qėndrės pėrkatėse tė votimit. Shqetėsim pėrbėn edhe cilėsia e bojės sė votimit dhe fotografimi tė fletėve tė votimit, deklaroi zyra pėr shtyp e LSI-se.
(12:47) Sipas policisė sė shtetit, procesi i ruajtjes dhe mė pas dorėzimit tė Komisioneve Zonale tė Administrimit tė Zgjedhjeve, (KZAZ) dhe Qendrave tė Votimit, nuk ka patur asnjė problem.
Sot rreth orės 06 .00 filloi dorėzimi i kėtyre qėndrave nga ana e policisė tek Komisionet e qėndrave tė votimit. Policia e Shtetit tha se, dorėzimi kishte pėrfunduar rreth orės 08.00, pothuajse nė tė gjitha qaret pa asnjė problem.
(12:45) Genc Ruli, kandidati pėr deputet i Partisė Demokratike pėr qarkun e Gjirokastrės, tha se: "deri tani proēesi zgjedhor nė qarkun e Gjirokastrės po vazhdon normalisht. Nga informacionet e marra prej mėngjesit tė sotėm e deri tani, nė qarkun Gjirokastrės, pėrjashto fshatin Mezhgoran, tė gjitha qendrat e votimit janė funksionale qė prej orėve tė para tė mengjesit dhe pėrqindja mė e lartė e votuesve shėnohet nė fshatrat qė kanė mė shumė emigrantė".
Nė fshatin Mezhgoran janė 220 votues qė nuk kanė nisur ende proēesin e votimit.
(12: 43) New York/ Federata Panshqiptare Vatra nė njė deklaratė pėr shtyp bėn thirrje tė gjithė shqiptarėve me tė drejtė vote qė tė marrin pjesė masivisht nė kėto zgjedhje dhe me dinjitet e ndjenjė tė lartė qytetarie tė mbėshtesin ecjen e sigurt tė Shqipėrisė drejt pėrparimit dhe integrimit tė plotė tė vendit.
(12:42) Kakavijė/ Nė lidhje me fluksin nė pikat e kalimit tė kontrollit kufitar nė Kakavije, Sopik dhe Ēarshovė, kemi kėtė policia e Gjirokastrės bėri tė ditur se, gjatė 24 orėve tė datės 27.06.2009 , kanė hyrė 7905 shtetas dhe 1902 automjete. Gjatė orėve tė para tė mėngjezit tė datės 28.06.2009, kanė hyrė 2570 shtetas dhe 293 automjete si dhe 44 autobuzė. Nuk ka fluks nė kėto momente dhe lėvizja ėshtė normale si nė hyrje dhe nė dalje.
(12:40) Gjirokastėr/ Zedhenesi i Policise se Gjirokastres beri te ditur se: ''Nė qarkun e Gjirokastrės jane 288 qėndra votimi, ku 119 janė nė rrethin e Gjirokastrės, 88 nė rrethin e Tepelenės dhe 81 nė rrethin e Pėrmetit.'' Sipas tij, gjithsej janė 294 objekte zgjedhore tė cilat qė prej orės 20.00 tė datės 27.06,2009, janė marrė nėn ruajtie nga policia. Gjatė natės nuk ka pasur asnjė problem dhe rreth orės 06 .00 tė datės 28.06.2009 , ka filluar dorėzimi i kėtyre qėndrave nga ana e policisė tek Komisionet e qėndrave tė votimit. Njė qendėr votimi nė fshatin Mezhgoran tė Komunės Qėndėr Tepelenė, nuk ka filluar votimi, pasi nuk kanė tėrhequr fare materialet e votimit.
(12:38) Tirane/ Pėrfaqėsuesi i PS-sė, Genci Gjonēaj denoncoi faktin se nė njėsinė kashkiake nr. 7 nė kryeqytet, kishin ardhur persona nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė KQZ-sė dhe i janė imponuar stafit tė kėsaj njėsie. Ai tha gjithashtu se, ne KZAZ nr 61, kishte humbur nje vule, te cilen KQZ e zėvendėsoi duke e dėrguar atje me njė helikopter tė Ministrisė sė Brendshme.
(12:30) Pėrfaqėsuesi i PD-sė nė KQZ Njazi Kosovrasti beri te ditur se pėrfaqėsuesit e PS-sė po kontrollonin me llampa ultraviolet kartat e identitetit dhe gishtat e votuesve nė qendrat votimi. Veprimi u kundėrshtua nga kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani duke thėnė se nuk e pėrmban kodi zgjedhor.
(12:14) Kandidatja pėr deputete e Partisė Demokratike pėr Qarkun e Tiranės, Lajla Pėrnaska nenvizoi pėrpjekjet e Partisė Socialiste pėr tė kontrolluar dhe manipuluar procesin zgjedhor.
Gjatė njė prononcimi Pėrnaska vuri nė dukje se: "kryetarėt, zv.kryetarėt dhe komisionerėt e PS-sė janė kapur nė disa raste me stilolapsa me kamera, si nė Shijak ashtu edhe nė Tiranė, nė qendrat e votimit tė vendosura te Shkolla e Baletit, nė kryeqytet. Kjo ėshtė e kundraligjshme dhe ėshtė njė nga elementėt qė mund tė cėnojė procesin zgjedhor. Pėrdorimi i kėtyre mjeteve brenda qendrave tė votimit ėshtė totalisht e paligjshme".
(12:09) Peqin/ Procesi i votimit ka filluar dhe nė Burgun e Sigurisė sė Lartė tė Peqinit, nė orėn 07.00 tė mėngjesit.
754 tė dėnuar do tė votojnė pėr zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit jane brenda te gjitha standarteve dhe sipas Drejtorit te Burgut, Pajtim Nurja; deri mė tani kanė votuar 150 tė dėnuar dhe proēesi po vijon normalisht. Nga 754 tė dėnuar 77 prej tyre do tė votojnė me vendim gjykate, 2 prej tyre nuk do tė votojnė pasi njėri ėshtė shtetas turk dhe tjetri kosovar, ndėrsa pjesa tjetėr janė pajisur me karta identiteti".
(11:57) Tirane/ Presidenti Bamir Topi, i shoqėruar familja e tij, votoi sot rreth orės 11:15 nė qendrėn e votimit nr. 9, nė mjediset e shkollės Servete Maēi, qė pėrfshihet nė mininbashkinė nr. 8, nė Tiranė. Jam i bindur se tė gjithė sot janė tė fokusuar tek zgjedhjet e pėrgjithshne tė 28 qershorit. Ashtu siē ėshtė thėnė vazhdimisht kėto zgjedhje janė tė rėndėsishme, pasi ato do ti hapin rrugėn vendit pėr nė Bashkimin Evropian. U bėj thirrje partive politike dhe komisionerėve qė tė japin mesazhet e duhura nė kėtė ditė", -tha Presidenti Topi.
(11:25) Tirane/ Zėdhėnėsja e fushatės zgjedhore tė PD, Majlinda Bregu u bėri thirrje qytetarėve shqiptarė qė tė shkojnė e tė votojnė tė qetė. Bregu kritikoi pėrdorimin nga PS tė mjeteve tė teknologjisė sė lartė pėr tė spiunuar votėn, tha se: ''Edi Rama po kalon nga shkumėsi i Saimir Tahirit tek stilolapsa me tė cilėt socialistėt po dėshmojnė se janė diletantė nė pėrdorimin e teknologjisė sė re''.
11:20 Shkoder/ Sipas Drejtorise se Policiė sė Qarkut tė Shkodrės "nuk ėshtė shėnuar asnjė problem nė procesin e votimit nė rrethet e Shkodrės dhe tė Malėsisė sė Madhe, si dhe nė rrethin e Pukės".
(11:00) Shkoder/ Kryeministri Sali Berisha, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike dhe bashkėshortja e tij, znj. Liri Berisha, votuan sot rreth orės 09:50 nė qendrėn e votimit nr.1728, e vendosur nė mjediset e Liceut Artistik "Jordan Misja", qė pėrfshihet nė njėsinė bashkiake nr. 2, nė Tiranė.
Nė interviste Berisha tha se:Nė kėto zgjedhje tė lira dhe tė ndershme do tė fitojė ēdo shqiptar. Kėto janė zgjedhje me tė cilat shqiptarėt firmosin projektin e tyre evropian, theksoi Kreu i Qeverisė.
(10:42) Tirane/ Kryetari i PS-sė, Edi Rama, votoi sot rreth ores 10:40, nė qendrėn e votimit numėr 1902/, nė mjediset e shkollės Pjetėr Budi nė kryeqytet. Per gazetaret ai tha se: Njė vendim tė cilin populli sovran do ta thotė dhe unė jam shpresėplotė se populli do ta marrė brenda gjithė normalitetit politik dhe qetėsisė qė meriton. Normalitet dhe qetėsi qė duhet tė jetė njė garanci e dhėnė nga tė nga tė gjitha forcat e rendit nė territorin shqiptar, por edhe nga forca qytetare qė ne kemi angazhuar, tė vendosura pėr tė nxjerrė nė fund vendimin e paprekur, tė pacėnuar dhe tė padeformuar tė popullit.
(10:35) Shkoder/ Nė zgjedhjet e 28 qershorit konkurojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė.
(10:30) Shkoder/ Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e shoqėruar nga familjrėt e saj ka votuar sot rreth orės 9 e 30 nė qendrėn e votimit numėr 107, nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin Luigj Gurakuqi nė Shkodėr. "Unė shpresoj se qytetarėt do tė shkojnė nė kutitė e votimit pėr tė ushtruar tė drejtėn e tyre, pėr tė vendosur pėr atė qė do tė jetė e ardhmja e fėmijėve tė tyre, pėr atė qė do tė jetė e ardhmja europiane e Shqipėrisė" tha Topalline nje prononcim per mediat.
(10:21) Lushnje/ Nė rrethin e Lushnjės janė ngritur 3 qėndra numėrimi tė votave, 1 pėr qytetin dhe 2 pėr komunat si dhe 1 qėndėr pėr numėrimin e votave nė rrethin e Mallakastrės.
(10:16) Fier/ Procesi zgjedhor nė qarkun e Fierit ka filluar nė orėn 07.00. Sipas burimeve, situata eshte e qete. Pritet qė 352.340 votues tė votojnė nė 488 qėndra votimi.
(10:15) Librazhd/ Nė bashkinė e Librazhdit do tė votojnė 51.170 zgjedhės nė 90 qendra votimi. Nė Bashkinė e Cerrikut do tė votojnė 52.905 zgjedhės nė 90 qendra votimi. Nė komunėn Bradashesh do tė votojnė 52.781 zgjedhės nė 123 qendra votimi. Nė Bashkinė Gramsh do tė votojnė 25.077 zgjedhės nė 97 qendra votimi dhe nė bashkinė Peqin do tė votojnė 26.185 zgjedhės nė 53 qendra votimi. Vendnumėrimet e votave pėr tė 6 qendrat e KZAZ do tė jenė nė Elbasan, Cerrik, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas.
(10:00) Elbasan/ Nė orėn 07.00 tė mėngjesit, ka filluar zyrtarisht proēesi i votimit pėr zgjedhjet parlamentare nė qarkun e Elbasanit, ku pritet tė votojnė 299.663 shtetas nė 549 qendra votimi tė shpėrndara nė tė gjithė territorin e qarkut. Nė kete Bashki votojnė 91.545 zgjedhės nė 96 qendra votimi.
(09:41) - Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Procesi i votimit pėr zgjedhjet elektorale nė tė gjithė vendin ka nisur dhe po ecėn normalisht. Zedhenesi i KQZ, Leornard Olli tha se: ''Nga tė dhėnat e para tė ardhura nga Komisionet Zonave Zgjedhorė nė tė gjithė vendin, por dhe nga sekretarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit, tregojnė se nė tė gjitha qendrat nuk ka pasur asnjė shqetėsim, pėrsa i pėrket hapjes sė qendrave tė votimit.''
(09:40) - Korēe/ Nė tė 62 Qendrat e votimit nė qytetin e Korēės ku pritet tė votojnė 69.294 zgjedhės ka nisur normalisht procesi i votimit , nė orėn 07.00. Votimi nė 62 qendrat e votimit tė qytetit tė Korēės ka filluar dhe po ecėn normalisht.
(09:37) Shkodėr/ Drejtoria e Policisė Qarkut Shkodėr, bėn te ditur se ka marrė tė gjitha masat nė lidhje me zbatimin e detyrave tė tyre kushtetuese gjatė procesit zgjedhor tė ditės sė sotme. Sipas zėdhėnėses Fatbardha Ēelepia, mbrėmjen e djeshme nė orėn 20.00 Policisė Qarkut Shkodėr, nė Bashkėpunim dhe me KZAZ, ka marrė nėn ruajtje materialet zgjedhore, nė 426 Qėndra Votimi dhe 5 KZAZ.
(09:33) Gjirokastėr/ Nė qarkun e Gjirokastrės ka nisur qe nė orėn 07:00 tė ditės sė diel procesi zgjedhor nė 284 qendra votimi. Nė prefekturėn e qarkut tė Gjirokastrės pritet tė votojnė 129.600 shtetas tė regjistruar nė listat pėrfundimtare tė zgjedhėsve.
Ne Gjirokaster, Tepelenė, Pėrmet janė hapur 284 qendra votimi, prej tė cilave 122 nė rrethin e Gjirokastrės, 87 nė rrethin e Pėrmetit dhe 75 nė Tepelenės.
(09:30) - Tirane/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bere te ditur se procesi i votimit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme po vijon normalisht nė tė 4750 qendrat e votimit tė ngritura nė tė gjithė Shqipėrinė.
(09:25) Has/ Nė rrethin e Hasit votimi ka nisur nė 21 qendrat e Votimit, ku do te votojnė 13.231 votues.
(09:21) Tropoje/ Nė rrethin e Tropojės ka nisur normalisht votimi nė 76 qendra votimi, ku do tė votojnė 20.127 persona.
(09:13) - Kukės/ Nė qarkun e Kukėsit qė nė orėn 07:00 sot ka nisur normalisht procesi zgjedhor nė tė gjitha qendrat e votimit. Pritet tė votojnė 72.887 votues. Qendrat e votimit janė hapur nė kohė dhe procesi zgjedhor ka nisur pa probleme. Qarku i Kukėsit do tė zgjedhe 4 deputetė gjithsej.
(09:11)Tiranė/ Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim votoi sot rreth orės 09:10 tė ditės sė sotme, nė qendrėn e votimit numėr 1882 nė njėsinė bashkiake nr. 7, nė Laprakė. E pata shumė tė lehtė ta gjeja numrin 24, - tha Meta nė njė prononcim tė shkurtėr pėr gazetarėt.
(09:10) Durrės/ Procesi nuk ka nisur ende vetėm nė njė qėndėr votimi ne durres, ku ende nuk janė paraqitur komisionarėt.
(09:07) Durrės/ Nė Durrės procesi zgjedhor ka nisur sot qė nė orėn 7.00. Procesi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme ka nisur nė tėrėsi nė 350 Qendrat e Votimit tė ngritura nė 6 bashki dhe 10 komunat e qarkut. Sot nė Durrės janė ftuar nė zgjedhje afro 290 mijė votues te cilėt do te shpallin 13 deputetėt pėrfaqėsues tė qarkut nė Kuvendin e ardhshėm tė Shqipėrisė.
(09:01) - Misioni vėzhgues i ODIHR pritet tė paraqesė raportin e parė paraprak mbi standardet e zgjedhjeve.
(08:47) - Sipas KQZ-se vėzhguesit janė pėrfaqėsues te organizmave ndėrkombėtare tė specializuara nė fushėn e zgjedhjeve, si dhe nga shoqatat shqiptare tė shoqėrisė civile, tė angazhuara nė problematikat e mirėqeverisjes dhe demokratizimit.
(08:30) - Procesi zgjedhor i 28 qershorit do tė monitorohet nga afėr nga rreth 5500 vėzhgues shqiptarė dhe tė huaj. Te dhėnat qe u dhanė nga KQZ, flasin pėr 500 vėzhgues ndėrkombėtarė dhe gati 5 mijė tė tjerė vendas, tė cilėt janė shpėrndarė nė tė 12 qarqet e vendit.
(08:15) Vlorė/ Nė kėtė proces, do tė hedhin votėn e tyre, 187428 zgjedhės, tė shpėrndarė nė 13 bashkitė dhe komunat e kėtij rrethi. Ne Vlore funksionojnė 3 KZAZ, nė 3 zona zgjedhore me numėr 61, 62 dhe 63, me gjithsej 208 qendra votimi. Nė KZAZ nr 61 ku do tė numėrohen votat e 102403 zgjedhėsve, janė 86 qendra votimi. KZAZ nr 62, do tė ketė 38381 zgjedhės, tė komunave dhe bashkive tė zonės sė Lumit tė Vlorės, dhe janė ngritur 70 qendra votimi. Nė KZAZ me numėr 63 me 42604 votues tė komunės Qendėr dhe Novoselės, do tė funksionojnė 52 qendra votimi.
(08:05) Vlorė/ Procesi i votimit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nisi zyrtarisht nė rrethin e Vlorės, nė orėn 07.00.
(08:00) - Sipas njė deklarate te Ministrisė se Brendshme; ''Zyrat e shpėrndarjes sė letėrnjoftimeve elektronike do tė jenė tė hapura gjatė gjithė ditės sė dielė, datė 28 qershor, nga ora 09:00 e mėngjesit deri nė orėn 19:00 tė mbrėmjes.''
Ministria u kėrkon qytetarėve qė kanė aplikuar, veēanėrisht atyre pa pasaportė, qė tė shfrytėzojnė kohėn dhe lehtėsitė e krijuara pėr tė tėrhequr dokumentin e tyre elektronik.
(07:45) Qe nga viti 1991, kur ne Shqipėri u vendos sistemi pluralist, zgjedhjet parlamentare tė 28 Qershorit janė tė shtatat qė zhvillohen. Gjatė kėtyre 18 viteve, 2 herė janė mbajtur zgjedhje tė parakohshme, nė vitin 1992, ku fitorja i takoi PD-sė dhe nė vitin 1997, ku fituese u shpall PS.
(07:30) Rreth 5500 efektiva tė Policisė sė Shtetit janė ne angazhim nė gjithė Shqipėrinė dhe do tė sigurojnė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, i cili filloi sot ne orėn 07:00. Vetėm nė qarkun e Tiranės, janė ngritur 823 Qendra Votimi, qė mbulohen nga Komisariatet e Policisė Nr.1,2,3,4,5,6 dhe Kavajė. Personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, ėshtė i pajisur me dokument identifikimi, qė pėrmban fotografinė, gradėn, emrin dhe mbiemrin e punonjėsit tė policisė, numrin kodik, si dhe Nr. e Qendrės sė Votimit apo KZAZ/VNV-se.
(07:25) Koalicioni i djathtė "Aleanca pėr ndryshim", (Partia Demokratike) ka ne grupin e saj 16 parti. Koalicioni i dytė i djathtė ėshtė "Poli i Lirisė", i drejtuar nga ish-kryeministri Aleksandėr Meksi, (6 parti), ndersa 2 koalicionet e majta janė: "Bashkimi pėr Ndryshim" me pesė parti pjesėmarrėse dhe i kryesuar nga PS, dhe "Aleanca Socialiste pėr Integrim", i pėrbėrė nga 6 parti dhe i drejtuar nga LSI, e ish-kryeministrit Ilir Meta. Ne gare merr pjese Partia "Ligj dhe Drejtėsi", e drejtuar nga Spartak Ngjela, e cila konkuron e vetme. Pėr Qarkun e Tiranės, do tė konkurrojė dhe njė deputet i pavarur, Abdulla Omuri, pėrfaqėsues i komunitetit tė invalidėve.
(07:15) - Nė zgjedhjet sotme janė nė garė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė.Qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm. Zgjedhjet e 28 qershorit janė tė parat nė Shqipėri qė zhvillohen me sistemin e ri proporcional rajonal. Zgjedhjet e 28 qershorit janė tė shtatat qė zhvillohen nė Shqipėri, nga vendosja e sistemit pluralist nė vitin 1991. Nga ajo periudhė tre herė fituese janė shpallur forcat e djathta dhe tre herė ato tė majta.
(07:00) - Sot me date 28 Qershor 2009, ka nisur zyrtarisht procesi i votimit pėr zgjedhjet parlamentare 2009, nė Republikėn e Shqipėrisė. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mbyllen nė orėn 19.00. Nė tė gjithė vendin janė ngritur mbi 4750 qendra votimi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 791 here