Video
6/26/2009 9:49:41 AM
Eksluzive/ Intervistė, Sokol Olldashi kandidat pėr deputet nė listėn e PD-sė pėr Qarkun Fier
Kontakt me politikanin/ 'Qarku i Fierit e ka treguar edhe ne zgjedhjet lokale te 2007 se tashme ėshtė kthyer ne mbėshtetės te PD-se pėr faktin e thjeshte se ato banore duan me shume rruge, ujė e drita,me shume shkolla, shėrbime e mirėqenie sepse e meritojnė dhe duhet ta gėzojnė edhe myzeqaret demokracinė.'
26 Qershor 2009
info@hermesnews.org
Zoti ministėr, ju lutemi a mund tė na thoni pėr gazetėn online Hermes News si janė realizuar 3980 km rrugė tė asfaltuara nė tė katėr anėt e Shqipėrisė?
Shume i thjeshte ėshtė shpjegimi pėr ju gazetaret, i nderuar. Ne, qeverisja demokratike siguruam fondet dhe ne vend qe ti absorbonim ne xhepat tone si katėr vite me pare, i orientuam tek asfaltimi i rrugėve, ndėrtimi i ujėsjellėsve dhe shkollave pėr shqiptaret. Dhe nuk do ta ndėrpresim kėtė rruge edhe pas 28 qershorit. Ju e dini ashtu si edhe opinion publik qe Sokol Olldashi ndonėse ėshtė administrator me i madh i fondeve buxhetore te investuara nuk ėshtė akuzuar qofte edhe pėr njė segment te vogėl rruge apo objekti. Dhe kjo ėshtė e thjeshte pėr ne shqiptaret po te mos ushqehemi me hudhra nuk na vjen era. Me thjesht akoma pėr ju te medias qe keni vėshtirėsi ne matjen e informacionin pėr objektet e pėrfunduara, do tju lutesha te prisnit edhe 6-7 muaj dhe pastaj te kaloni ne te katėr anėt e vendit nėpėrmjet autostradave te ndėrtuara sipas standardeve bashkėkohore. Jam i sigurt qe ėshtė e pabesueshme pėr skeptiket e kukuvajkat qe vajtojnė gjoja Hallet e Popullit nuk e besojnė, por ne do tju bėjmė rrugėt shqiptareve ashtu siē ju kemi premtuar.
Ku i keni gjetur gjithė ato fonde, veēanėrisht pėr rrugėn Durrės Kukės?
Unė besoj se jam i qarte por pėrsėri e them, fondet dhe shqiptaret janė kėtu, administrimi i fondeve dhe orientimi i tyre me pėrgjegjėsinė e pushtetarit te ndershėm detyrimisht te obligojnė jo vetėm pėr te vjelur rezultate te punės, por te mbetesh edhe krenare pėr ato qe ke bėrė. Edhe njėherė ne nuk kemi vjedhur taksapaguesit shqiptare,nuk e kemi shpėrdoruar as pushtetin dhe as besimin e zgjedhėsve pėr kėtė jemi krenare dhe ju kėrkojmė pėrsėri votėn e tyre. Harruat qe 170 milion dollarėt e taksės Majko kane humbur pa nam e nishan, ndėrkohė qe vetėm pėr kėtė vit janė investuar mbi 1 miliard dollarė investime ne infrastrukture ne Shqipėri. Pėr katėr vitet e ardhshme do ti katėrfishojmė kėto fonde, pra do te realizojmė standardet e do te pėrmbushim aspiratėn e te gjuhe shqiptareve, te ulemi ne vendin qe e meritojmė ne BE.
Qarku i Fierit ėshtė mbėshtetės i se majtės. Si e keni menduar thyerjen e kėtyre bastioneve? (ndėrkohe qe ka 16 deputet dhe vjen i dyti pas Tiranės pėr numrin e deputeteve.)
Ne me pare se gjithēka kemi moralin tju themi Fierakeve, zgjedhėsve te Mallakastrės, Lushnjės e zonave pėrreth, e mbajtėm fjalėn, dėshmuam pėrgjegjėsi ne ushtrimin e pushtetit, realizuam detyrat politike dhe jemi ballėhapur para elektoratit. Qarku i Fierit e ka treguar edhe ne zgjedhjet lokale te 2007 se tashme ėshtė kthyer ne mbėshtetės te PD-se pėr faktin e thjeshte se ato banore duan me shume rruge, ujė e drita,me shume shkolla, shėrbime e mirėqenie sepse e meritojnė dhe duhet ta gėzojnė edhe myzeqaret demokracinė. Dhe jo vetėm pėr faktin se zoti Gramoz Ruēi nuk mund te sjelle mirėqenie, por ai dhe lloje i tyre nuk kane energji pozitive pėr te ēliruar. Prandaj qarku i Fierit do te gdhihet me 28 qershore blu e do te radhitet me Shkodrėn, Tiranėn, Korēėn Elbasanin e Durresin. Ėshtė e padiskutueshme fitorja e PD-se,forcave nihiliste ju mbetet te festojmė veēse se bashku me te tjerėt fitoren e te djathtėve.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 451 here