Video
6/25/2009 11:37:00 AM
Facebook-u pushtohet nga politikanėt
Mbase partitė nuk i kanė shpenzuar tė gjitha paratė.
Nga Doriana Metollari
25 Qershor 2009
Facebook-u ėshtė bere njė ndėr mjetet me efikase dhe mė tė pėrdorura nga politikanė, grupet politike, apo zėdhėnėsat ne kėtė fushate elektorale.
Siti online qe mbledh me miliona njerėz ne mbare boten, ėshtė kthyer ne njė fabrike slloganesh, prezantime programesh elektorale, ftesa pėr pjesėmarrje ne tubime, apo sondazhe te ndryshme.
Dhe meqė ra fjala,
sondazhet qė bėhen nga organizatat janė njė, sondazhet qe behet nga gazetat, janė diēka tjetėr, por sondazhet qė publikohet si breshėr nėpėr faqet publike tė partive, apo simpatizantėve te tyre ne faceboo-k janė kthyer nė modė.
Politikanėt prezantojnė programe, japin ftesa dhe presin komente qė jo gjithnjė janė nė favor, por e rėndėsishme ėshtė tė krijohen debate, nė te cilat shpesh herė shkruhen komente tė gjatė dhe profesionale, nga analiste, studente, gazetare. Me njė fjale, pėr fushatėn, facebook-u ėshtė bėrė, veshi dhe sytė e politikės.
Nuk ėshtė pėr tu ēuditur,
Obama fitoi zgjedhjet dhe njė pjese te mire ia detyron pėrdorimit tė zgjuar qė stafi tij i bėri internetit. Politika jone nuk ėshtė mė pak e vėmendshme, ajo e di se pėrdoruesit e internetit janė gjithnjė ne rritje dhe shqiptaret qe jetojnė jashtė kane vetėm njė kanal te mire komunikimi me Shqipėrinė, me njė fjale internetin.
Pėr te mos folur pėr kostot,
e internetit dhe meqė po flasim pėr (facebook-un) FB, ka shpenzime zero. Ndėrsa diku tjetėr, reklama do ti kushtonte sa qimet e kokės, (tek ata qe nuk kane flokė, le te themi njė pjese te mire te buxhetit partiak), nė FB, ėshtė falas dhe prezantohet ne njė rrjet shume te madh personash, pa kufizime territoriale.
Thėnė kėtė,
atėherė pse duhet pritur me gjate? Ne ditėt e fundit te fushatės, te gjithė kane vetėm njė gjė ne mendje; duan votėn me ēdo kusht. Por vota kushton, dmth kushton propaganda, kushton vizibiliteti; nėse politika jone ka gjetur njė mėnyre pėr te kursyer, kjo ėshtė pėr tu thėnė bravo; bravo qe mendojnė si gjithnjė pėr vete.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 312 here