Video
6/23/2009 7:31:04 PM
Interviste Ilir Meta
Intervistė e liderit tė LSI, z.Ilir Meta dhėnė pėr Zėrin e Amerikės.
Zoti Meta pak ditė na ndajnė nga zgjedhjet. Kemi njė fushatė ku praktikisht tė gjithė forcat politike, siē ndodh rėndom bėjnė shumė premtime dhe temat ku janė fokusuar janė gati tė njėjta. Pse njė votues shqiptar duhet tė besonte apo duhet tė zgjidhte programin tuaj elektoral dhe jo tė dy forcave tė mėdha?
Ka disa arsye. Arsyeja e parė ėshtė se Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė e vetmja forcė politike, e cila ka njė program tė qartė dhe ka njė dokument, sikurse ėshtė Plani pėr Veprim, i cili ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė Shqipėrinė. Votuesit shqiptarė sot nuk kanė mundėsi tė zgjedhin midis disa programeve, por do tė thoni ju ka premtime; marrim rastin e punėsimit meqė ai ėshtė dhe prioriteti ynė kryesor i shpallur prej disa muajsh, madje duke theksuar punėsim, punėsim, punėsim. Ne kemi njė program shumė tė qartė dhe tė detajuar pėr punėsimin, pėr tė garantuar hapjen e 100 mijė vendeve tė qėndrueshme pune nė katėr vitet qė vijnė. Ndėrsa Partia Demokratike premtoi njėherė 300 mijė vende pune pasi ne e publikuam programin tonė pėr punėsimin, pastaj e kuptoi qė ishte njė nonsens dhe u kthye nė 160 mijė, qė pėrsėri ėshtė e paargumentuar, pasi kjo do tė thotė qė Shqipėria tė ketė njė rritje ekonomike nga 9 deri nė 11 % nė katėr vitet qė vijnė. Dhe sė dyti, nuk kanė pse ta besojnė shqiptarėt kėtė, pasi nė dy apo tre muajt e fundit janė mbyllur gati 20 mijė vende pune nė Shqipėri, vetėm 11 mijė vende pune vetėm nė biznesin fason.
Sė treti do tė zgjedhin LSI-nė se kryetari i LSI ėshtė i vetmi deri tani qė ka kėrkuar ballafaqim me tė tjerėt, duke filluar qė me z.Berisha pėr ēėshtjen e programit. Nuk ėshtė pranuar asnjė ballafaqim, qė do tė thotė qartė se nuk mund tė marrė pėrsipėr askush prej tė tjerėve daljen e vendit nga kriza ekonomike, me njė program tė qartė si LSI, punėsimin, dhe sė dyti uljen e kostos sė jetesės qė ėshtė njė problem i madh pėr shtresat me tė ardhura mė tė pakta tė popullsisė.
Z.Meta ashtu si dhe nė 2005, Lėvizja Socialiste pėr Integrim hyn nė njė garė ku marrėdhėniet me PS janė gati armiqėsore ngjan gati si njė luftė?
Ne nuk kemi asgjė armiqėsore pėrkundrazi jemi shumė miqėsor dhe i kemi ftuar pėr njė takim tė gjitha palėt, duke filluar qė nga Kryetari i Partisė Socialiste.
Megjithatė kjo ndarje e thellė, pavarėsisht se nė ndryshim nga 2005 sistemi ėshtė tjetėr, mendoni se mund tė ndikoje nė njė pėrēarje tė elektoratit socialist ose nė rezultatin e sė majtės nė kėto zgjedhje?
Midis 2005 dhe 2009 janė zgjedhjet vendore tė vitit 2007, ku LSI pėrkrahu pa asnjė rezervė zotin Rama pėr tu rizgjedhur kryetari i Bashkisė pėr herė tė tretė, pėrballė njė sulmi tė paparė tė z. Berisha ndaj tij pėr tė marrė dhe Bashkinė e Tiranės, pėrkrahu kandidatėt e PS, pothuajse nė tė gjithė qytetet e vendit, dhe kjo u bė dhe mbi njė marrėveshje, e cila nuk qe vetėm pėr zgjedhjet lokale, por fillonte dhe kishte si shtyllė kryesore qėndrimin e pėrbashkėt pėr njė Reformė zgjedhore qė garantonte zgjedhjet tė ndershme dhe tė lira nė Shqipėri, pasi vetė nė dokumentin e marrėveshjes lidershipi i PS ishte distancuar nga Megadushku qė kishte bėrė vetė nė vitin 2005. Ajo qė ndodhi pasi u rizgjodh Rama, Kryetari i Bashkisė nuk e gjeti mė tė nevojshme tė vazhdonte bashkėpunimin me LSI pėr tė realizuar objektivat e tjera, por vajti e zgjodhi koalicionin me Berishėn dhe pas tragjedisė sė Gėrdecit, jo vetėm nuk u bashkua me thirrjet tona pėr largimin e Berishės, por bėnė ndryshime kushtetuese qė fuqizuan kryeministrin Berisha nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, nė kurriz tė parlamentarizmit dhe bėnė dhe Kodin zgjedhor. Ne jemi tė shqetėsuar realisht pėr problemet e standarteve tė zgjedhjeve nė 28 Qershor, janė tė shqetėsuar edhe vetė pėrfaqėsuesit e PS. Duke lexuar kėtė shqetėsim, ne i kemi ftuar tė bashkėrendojmė pėr tė mbrojtur kėto standarte dhe pėr tė mbrojtur votėn e ēdo shqiptari dhe opozitari nė 28 Qershor. Ilir Meta ka njė projekt integrues pėr gjithė tė majtėn, pėrfshirė kėtu edhe z. Rama. Logjika e pėrjashtimit nuk mund ti shkojė njė Lėvizje Socialiste pėr Integrim.
Z. Meta pa hyrė nė debatin e shifrave dhe sondazheve, ajo qė mendojnė shumė vėzhgues politikė ėshtė se asnjė prej dy forcave tė mėdha mund tė mos marrė dot e vetme shumicėn. Nė njė rast tė tillė LSI mendohet qe do te faktorizohej dhe mund tė jetė faktori kyē pėr shumicėn e ardhshme, nė njė situatė tė tillė cila do tė ishte lėvizja e partisė tuaj?
Sė pari pa asnjė diskutim LSI e ka kaluar shifrėn e 30 deputetėve nė shkallė kombėtare. Sondazhet qė janė bėrė sot nė Shqipėri kanė qenė tė porositura nga dy njerėz, jo nga dy parti, tė cilėt vetėm njė qėllim kanė pasur tė pėrbashkėt, pėrpjekjen pėr tė demoralizuar qytetarėt shqiptarė, nė mėnyrė qė tė mos votojnė pėr atė alternativė qė do tė garantojė ekuilibrat e njė qeverisje e cila nuk mund tė marrė vendime arbitrare nė tė ardhmen sikurse ka ndodhur gjatė kėtyre viteve. Po ti shikosh tė gjithė shifrat e tjera janė tė gjitha kontradiktore, dhe absurde. Nė kėtė drejtim ne kemi sondazhet tona. Ju e dini qė ne bashkėpunojmė me njė kompani shumė tė njohur amerikane edhe nė drejtim tė sondazheve, jemi shumė tė qetė, sepse sondazhi i 28 Qershorit po vjen. Tė jeni tė sigurt se unė nuk uroj tė ngrijė koha, por uroj tė pėrshpejtohet qė 28 Qershori tė vijė, shqiptarėt ta hedhin votėn tė qetė dhe tė sigurt. Qė me 29 Qershor tė fillojmė punėn pėr tė krijuar njė Qeveri qė zgjidh problemet e shqiptarėve, nė radhė tė parė problemet ekonomike tė tyre, problemin e punėsimit dhe problemin e uljes sė kostos sė jetesės.
Z.Meta pa dashur ti hyjmė njė analize, cilet janė faktorėt, arsyet, shkaqet tė njė marrėdhėnie kaq tė acaruar mes PS dhe LSI?
Nuk ka asnjė marrėdhėnie tė acaruar. Ne i ftojmė. Tė jeni tė sigurt qė nuk ėshtė kjo marrėdhėnia e Ilir Metės me Partinė Socialiste, kjo ėshtė me lidershipin aktual. Dhe shpresojmė qė edhe ai tė reflektojė nė ditėt qė kanė mbetur. Ne jemi tė hapur, skemi asnjė problem.
Atėherė, nė situatėn aktuale qė jemi, tė kėtyre marrėdhėnie, nė rast tė njė aleance tė mundshme pėr krjimin e njė Qeverie tė ardhshme me Partinė Socialiste, nė ēfarė pikash do tė kushtėzohej ky bashkėpunim?
Ky ėshtė njė bashkėpunim qė do tė ndodhė, ne urojmė qė tė ndodhė nė pėrmasat e duhura pėrpara 28 Qershorit, dhe mbas 29 Qershorit projekti i Ilir Metės ėshtė integrues pėr tė gjithė pėrfshirė dhe Edi Ramėn. Nuk ka projekt pėrjashtues nga ana e LSI dhe Ilir Metės. E majta me logjikėn e pėrjashtimit, me logjikėn e basteve qė unė o arrij kaq o bėhet qameti, nuk fiton asgjė dhe nuk i shėrben as Shqipėrisė dhe nuk i shėrben as atyre qė kanė besuar apo sakrifikuar dhe nuk tregon atė pėrgjegjėsi dhe moral qė duhet tė ketė ēdo politikan qė ėshtė sot nė opozitė, pėrballė problemit mė tė madh qė ka vendi qė ėshtė ky Kryeministėr, i vetmi nė botė qė nuk e njeh krizėn ekonomike, ndėrkohė qė shqiptarėt varfėrohen. Njėkohėsisht dhe pėr realizimin e atyre standardeve qė na antarėsojnė nė Bashkimin Europian, pasi nė NATO hymė se nė njė farė mėnyre na futėn tė tjerėt, por ne nė Bashkimin Europian nuk mund tė hyjmė mė me mik.
Ky ėshtė njė bashkėpunim qė varet dhe nga numrat, por do tė jetė i kushtėzuar nė planin programor?
Absolutisht ne kemi njė fat tė madh qė ne jemi e vetmja parti qė kemi njė program. Mė gjeni njė program tani tė njė force tjetėr qė ka njė program qė ka disa koncepte tė qarta, qė ka disa formula tė qarta, qė ka disa shifra tė sakta. Ne kemi vetėm njė program dhe Shqipėria praktikisht ka vetėm njė program, dhe ky program do tė zbatohet se tė tjerėt skanė program.
Duket se ju po flisni nė pozitėn sikur do tė vije Partia Socialiste qė do tė kėrkojė bashkėpunimin, dhe do tė jeni ju qė do tė vendosni ta jepni ose jo?
Nė rast se ka njė program nga pala tjetėr, do ulemi dhe do tė shikojmė tė gjithė elementėt e pėrbashkėt tė kėtij programi. Por programi ynė tė jeni tė sigurt qė ėshtė programi i vetėm qė ekziston sot dhe i vetmi qė mund tė argumentohet, sepse me 197 mijė vende pune qė janė pėrmendur nė programin qė thuhet se ekziston i Partisė Socialiste, Shqipėria duhet ta ketė rritjen ekonomike gati 16 apo 18 % nė vit, gjė qė nuk mund tė ndodhė. Nė rast se ka ide mė tė mira ne jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė dhe ta integrojmė.
Po me variantin e Zotit Rama si Kryeministėr?
Shqiptarėt do tė thonė fjalėn e tyre nė 28 Qershor. Problemi i tyre kryesor nuk do tė jetė se kush do tė jetė Kryeministėr. Absolutisht tė jeni tė sigurt. Problemi i tyre ėshtė tė ikė Kryeministri qė ėshtė dhe tė vijė njė Qeveri dhe nje kryeministėr me koncepte integruese qė respekton parlamentin, qė pranon kontrolle nga parlamenti, sepse kjo do tė thotė tė pranosh ti japėsh ato hapėsira qė mungojnė sot demokracisė nė Shqipėri, dhe nė fund tė fundit shqiptarėt duan njė qeverisje tė ekuilibruar, tė balancuar, sepse nuk mund ti besojnė fatet tekave tė cilitdo qoftė Berisha, qoftė Rama apo Meta.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 342 here