Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

6/20/2009 2:04:55 PM

Perse nuk kemi durim?

Padurimi mund te lind nga ankthi dhe ky i fundit nga pasiguria. Ja disa teknika pėr tė stėrvitur durimin.


20 Qershor 2009
info@hermesnews.org


Psikollogji - Jetojmė nė njė botė, tė vėshtirė, te pasigurt, te paqarte. Njė bote qe kėrkon gjithnjė e me shume nga ne, nga koha jone, nervat tona. Padurimi mund te lind nga ankthi dhe ky i fundit nga pasiguria: duam te ndjehemi te sigurt, duam qe dikush te na qetėsojė pas njė prove te vėshtire, duam qe pėr njė ēast te ndjehemi mirė. Kur kjo gjė nuk ndodh ‘shkrep’ padurimi, ankthi, te bėrtiturat etj etj. Jemi te bindur se ritmi i ynė ėshtė i duhur. Ritmi i te tjerėve ėshtė i gabuar. Ne te vėrtetė ritmi i pėrsosur nuk ekziston. Mėsoni te masni kohen tuaj dhe atė te te tjerėve pėr te pare ndryshimin. Kjo do t’ju ndihmoje ti ēoni gjerat deri ne fund. Nganjėherė ngadalėsia ėshtė mėnyra me e mire pėr te mos bere gabime.







Inatet nuk zgjidhin problemet . Inatet nuk ju ndihmojnė pėr te zgjidhur problemet qe keni, as nervozizmi juaj qe i detyrohet radhėve te gjata, ose trafikut te bllokuar, nuk ju zgjidh asgjė, pasi disa gjera nuk varen nga vullneti ynė.

Padurimi, irritimi, dhe inatet do te na influencojnė tek marrėdhėnia jonė me tė tjerėt. Nėse mendojmė ti kontrollojmė instinktet qe na pėrfshijnė ne kėtė moment mund te na ndihmojnė te shohin me tej vizionit tone. Nėse nuk do te dimė te presin qe koha te beje punėn e saj pėr te patur njė rezultat do te thotė se kemi investuar gjithēka ne njė projekt dhe se nuk kemi te tjerė. Nėse do ti vihemi me mish e me shpirt vetėm njė projekti, do te na shkaktoje vetėm ankth dhe nuk di t’ia dalim dot.

Durimi te bėn te jesh kreativ

Te jesh i qete ne pune nuk do te thotė te jesh pasiv, do te thotė te dish te marrėsh gjithēka me durim . Te kesh durim do te thotė te jesh kreativ. Durimi te krijon mendimin analitik dhe na lejon ti bėjmė hapėsirė ideve qe dalin ne drite dhe te mos lindin para kohe. Mendimi qe lind nga durimi shikon pėrtej dhe ėshtė alternativ.

Nėse kėrkoni te ushtroni artin e durimit ne jetėn e pėrditshme, mund te praktikoni dhe lloje sporti si psh peshkimi, etj.

Te jesh pa durim do te thotė te mos dish te menaxhosh irritimin tėnd dhe ankthin. Para se gjithash duhet te dish se padurimi ėshtė i dobishėm dhe duhet te dish ta praktikosh, pasi kjo ėshtė e rėndėsishme. Ja sesi: shkruani tek njė ditar te gjitha situatat qe ne jetėn e pėrditshme ju bėjnė te humbni kohe. Mbani qetėsi dhe vėzhgoni progresin qe keni bere gjate kėsaj kohe. Nėse ndodh diēka qe ju bėn te irritoheni, shkruajeni dhe pėrmendni cfare ndjenjash keni patur ne atė moment. Kjo ju ndihmon te jeni me te vėmendshėm.

Stėrvituni te dėgjoni atė qe ju rri pranė. Ēdo mbrėmje pėrgjigjuni pyetjes: sa koha i kam dedikuar personave qe me rrinė pranė? Dėgjoni qe ne fillim, dėgjoni ne ēdo detaj qe ju thonė te tjerėt. Nganjėherė njė hap i gabuar i bere pėr shpejt, mund te na beje te humbasim njė mundėsi me shume. Evitoni te veproni ne mėnyrė impulsive, me njė fjale numėroni deri ne dhjete para se te flisni.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 436 here