Video
6/15/2009 2:55:05 AM
Aktori me i paguar i vitit ne Hollivud, mbetet Harrison Ford
65 milion dollare paguhet nga Hollivudi
Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com
15 Qershor 2009
HOLLYWOOD- Kriza ekonomike nuk ka kapur Hollivudin. Ashtu sic cdo vit revista Forbes, prezanton klasifikimin e aktoreve qe kane arritur te perfitojne me shume se te tjeret gjate 12 muajve te fundit. Duke pare gjithcka qe ata kane arritur ne karrieren e tyre kinematografike dhe fitimet e tjera te ofruara, duket me te vertete ndryshe se yjet e Hollivudit jetojne ne nje tjeter planet.
Fituesi
Kete vit, fituesit maksimal eshte ylli i kinemase Harrison Ford. Aktori amerikan ka nisur qe prej qershorit te vitit 2008 dhe deri tani, te fitoje shifren rekord prej 65 milion dollaresh. Suksesi ekonomik i Ford, i eshte adresuar ekskluzivisht interpretimit te tij ne Indiana Jones dhe mbretit te kristalit, episodi i katert i sages se famshme qe ka si protagonist edhe arkeologun Henry Jones Junior. Per te bere te ditur pjeset me legjendare te studiuesit-aventurier, shtepia e filmit Paramount i ka prezantuar aktorit amerikan nje oferte ekonomike qe veshtire se mund ta refuzonte. Dhe te mendosh se gjate 9 viteve te fundit, Ford ka interpretuar vetem ne kater filma.
Vendi i nderit
Ne vendin e dyte mes aktoreve mete paguar per vitin, renditet edhe Adam Sandler, qe ka fituar gjithesej 55 milion dollare. Aktori popullor amerikan, kete vit ka interpretuar ne dy filma te suksesshem, te cilet kane fituar 413 milione dollare. Ndersa pritet edhe edhe nje tjeter interpretim i tij qe do te dale ne fund te qershorit. Filmi i drejtuar nga regjizori Judd Apartow, rrefen historine e nje komiku te suksesshem qe zbulon se ka vetem nje vit jete per shkak te nje semundjeje te pasherueshme. Ne poduimin e nderit por me pak me pak para, renditet Will Smith me 45 milion dollare. Ne vitin 2007 revista Newsweek e ka cilesuar ate si nje nder aktoret me potente te botes dhe per sukseset e tij te medha, si ne vend ashtu edhe jeashte SHBA-se. Ne nje kohe prej dy vjetesh, Smith ka konfirmuar se eshte njeri prej aktoreve me te dashur te publikut dhe ne vitin e fundit ka interpretuar ne dy filma te suksesshem Hancock dhe Shtate shpirterat, qe kane fituar i pari 625 milion dhe 170 milion dollare.
Te tjeret
Edhe te tjere aktore te futur ne dhjeteshen me te mire, kane arritur shifra teper te medha fitimesh. Ne vendin e kateret jane pozicionuar me 40 milion dollare Eddie Murphy dhe Nicolas Cage. I pari, ka arritur te fitoje 50 milion dollare, duke qene nje nder komiket me te paguar te Hollivudit. Nicolas Cage mbetet serisht ne krye te listes se 5 aktoreve me ta paguar. Ndersa eshte ndalur Tom Cruise me vetem 30 milion dollare. E mbyllin dhjeteshen me te mire Jim Carey, Brad Pitt dhe Johnny Deep qe nga 72 milione ka arritur kete vit te fitoje vetem 27 milion dollare. Motivi. Asnje episiod i ri nga saga e njohur e Pirateve te Karaibeve.
Sondazh/ Cili duhet tė jetė Kryeministri i ri


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 338 here