Video
2/28/2009 11:29:46 AM
Tirane/ Dhurimi i gjakut, si akt njerėzor. Inaugurohet Universiteti i 'Zojės sė Kėshillit tė Mirė'.
Themeluesi i saj, Dr. Natale Capodicasa shprehet se; 'Qėllimi i kėtij institucioni te dijeve ėshtė pėrmirėsimi i njohjeve dhe shpirtit te donacionit si akt njerėzor.'
nga Doriana Metollari
drejtorhermesnews.org
28 Shkurt 2009
TIRANĖ - Dhurimi i gjakut, pėrfshihet nė erėn e ndryshimeve tė shumta qė po ndodhin nė Shqipėri. Shoqata e parė vullnetare (DHVGJ), u themelua me kontributin e dok. Natale Capodicasa, drejtor i laboratorit te analizave klinike pranė poliambulatorit te Fondacionit Zonja e Kėshillit te Mire (Rruga Kavajės, 120, Tirane). Qe prej vitesh me banim ne Shqipėri, themeluesi i saj vlerėsohet pėr kontributin qe i ka dhėnė nė ēėshtjen e dhurimit te gjakut. Sigurisht tė parėt ata donatorė qė dhanė kontributin e tyre ishin pikėrisht studentet e kėtij Universiteti.
Pėrgjegjėsi dr. Natale Capodicasa tha pėr hermesnews se; Qėllimi i kėtij institucioni te dijeve ėshtė pėrmirėsimi i njohjeve dhe shpirtit tė donacionit si akt njerėzor, ndėrsa nė ceremoninė e inaugurimit shtoi se; Sot erdhi momenti i solidarizimit.
Dr. Natale Capodicasa
Inaugurimi i bė pranė Aula Magna tė kėtij Universiteti ku u mbajt dhe njė kurs shumėnivelesh me titull: "Promotorė te dhurimit vullnetar tė gjakut". Kursi u realizua falė kontributit tė zyrės se Bashkėpunimit pėr Zhvillim tė Ministrisė sė Jashtme Italiane, ndėrsa 60 operatorėt vullnetarė tė shoqatės janė certifikuar nga Ministria e Shėndetėsisė.
Mėsimet interaktive do tė mbahen nga docentė shqiptare, italianė dhe studimet janė tė strukturuara me njė program tė artikuluar (I niveli: informacion i pėrgjithshėm pėr gjakun dhe derivatet e tij/II nivel: normativat e donacionit pėr vullnetarizmin/ III nivel: promovim i kulturės se vullnetariatit dhe komunikimit efikas nė impenjimin social).
Ēdo nivel - kursi do tė mbahet pėr dy tė shtuna nga ora 09.00 nė 13.00 sipas kėtij kalendari (niveli i I-re: shtunė 21 shkurt e 28 shkurt/ niveli i II-te: shtunė 7 mars 21 mars / niveli i III-te: shtune 4 prill e 18 prill). Nė kėtė inaugurim qenė tė ftuar pėrfaqėsues te Ministrisė se Shėndetėsisė Shqiptare dhe Ambasadės italiane.
Pėrveē docenteve tė kualifikuar si drejtoresha e Qendrės Transfuzionale Kombėtare dr. Irena Qėndro, morėn pjesė dhe prof. Rosita Orlandi e FIDAS (Puglia), dr. Ozino Calligaris president i FIDAS Kombėtar e Prof. Maria Teresa Letta pėrgjegjėse pėr Kryqin e Kuq italian pėr Ballkanin; konsulli shqiptare honorar pėr Shqipėrinė ne Torino, dr. Giovanni Firera i njohur si promotor i iniciativave kulturore nė favor tė shqiptarėve nė Itali dhe zv. Ministri i Shėndetėsisė Shqiptare Arben Ivanaj.
Suksesi i kėtij manifestimi qė pati si qėllim, promovimin, sensibilizimin e opinionit publik, institucionet publike dhe ato shqiptare tregon se ndryshimet e mėdha tė kėtyre viteve, po ndodhin me njė ritėm tė shpejtė. Sensibilizimi i njerėzve dhe pėr mė tepėr i tė rinjve qė janė motori kryesor i kėtij problemi, ndihmon pėr tė kuptuar rėndėsinė e dhurimit tė gjakut, pėr tė shpėtuar jetė tė pafajshme, tashmė mund tė konsiderohet njė fakt i kryer tė paktėn pėr disa shtresa tė popullsisė. Impenjimi qė kanė vėnė personalitetit si Rektori i Universitetit te Zojės sė Kėshillit tė mirė e Dott. Prof. Capodicasa, ishte themelor. E rėndėsishme ėshtė se institucionet prezentė, tė marrin pjesė me bindjen pėr tė zhvilluar atė ēfarė pritet nga secili prej tyre. Impenjimi im nė krah tė organizatės shqiptare qė udhėhiqet nga Capodicasa ka filluar vite mė parė."
Konsulli, Giovanni Firera,
Zv.Ministri i Shėndetsisė Arben Ivanaj
"Qė prej themelimit te tij, e kam mbėshtetur kėtė iniciativė dhe ėshtė qėllimi im tė gjej kontribute nė territorin italian, njė emotekė (bankė gjaku) pėr tia dhuruar shoqatės nė Shqipėri,- tha pėr Hermesnews, Konsulli Honorar Shqiptar Giovanni Firera.
Puna e kėtij universiteti pritet t'i japė njė tjetėr kontribut zhvillimit tė ndryshimeve nė Shqipėri, nė emėr tė shoqėrisė dhe bashkėpunimit, pėrveē solidaritetit njerėzor dhe institucional.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 549 here