Video
12/2/2008 6:15:25 PM
Silvia Tafani, 'Kur ka lekė', klipi qė provokon ēdo femėr
INTERVISTA/ Silvia Tafani: Klipi i ri, flet pėr vajzat materialiste qė para parasė humbin shumė nė gjykim dhe personalitet.
Nga Albert Zholi
TIRANĖNjė vajzė energjike qė talentin e saj mundohet ta shfrytėzojė mė sė miri. Dhe pse tashmė sapo i ka mbushur tė 19-at, ajo po paraqitet nė skenat shqiptare si njė kėngėtare profesioniste. Top - Fest 1, i hapi rrugėn e karrierės dhe ajo tashmė me klipin e saj tė fundit pretendon ta kthejė kėtė kėngė nė njė hit tė tė rinjve. Ajo pėr Hermesnews rrėfen impresionet e para tė skenės dhe vėshtirėsitė pėr realizimin e klipeve.
Cila ka qenė kėnga e parė qė keni kėnduar nė skenė dhe ku?
Kėnga e parė titullohet ''E dua shikimin tėnd''. Ishte njė bashkėpunim me grupin Realitet dhe ėshtė kėnduar nė Top-Fest 1. Por mė parė kam kėnduar dhe nė disa koncerte qė janė zhvilluar nė qytetin e Elbasanit. Mė pas kam punuar me Gjergj Jorgaqin, ku njė nga kėngėt e tij e vendosa ta bėj klip, i cili titullohet ''Fajtor pa faj'' dhe ėshtė transmetuar nė televizionin BBF. Kjo ishte nisma mė serioze e imja nė drejtim tė pėrballjes me shikuesin e shumtė, por edhe me kėngėtarėt potentė qė pėr ēdo ditė me kėngėt e tyre transmetohen nė kėtė televizion tė specializuar pėr kėngėt popullore
Nė tė vėrtetė kur ka nisur rruga juaj e kėngės?
Kam kėnduar qė e vogėl nė spektakle shkollore gjithashtu dhe nė disa qytete tė vendit tonė, por nė Top-Fest 1 ka qenė hapi mė serioz dhe kuptimplotė nė ballafaqimin me kėngėn si profesioniste. Kėto janė evenimente ku njeriu tregon aftėsitė, cilėsitė, apo merr me vete dėshtimin. Pa njė ballafaqim tė tillė, kėngėtari nuk mund tė pretendojė seriozisht nė rrugėn e skenės.
Ēdokush ka njė njeri qė ja dedikon zbulimin e talentit, kush ėshtė ky njeri pėr Silvian?
Mėsuesi i muzikės nė shkollėn 8-vjeēare. Ai pasi mė kishte dėgjuar shumė herė mė kėshilloi tė vazhdoja shkollėn e muzikės pėr kanto, gjithashtu dhe kėngėtari tashmė i madh Albert Tafani, qė me sa duket mė ka pėrcjellė dhe mua (qesh), pak nga zėri i tij aq melodioz.. Tė dy i falėnderoj shumė pėr nxitjen dhe forcėn qė mė dhanė. Pa njė nxitje tė tillė, nga profesionistė tė mirėfilltė dhe mirėdashės kėngėtari nuk mund ta gjejė lehtė dhe kur duhet rrugėn magjike tė skenės. Ai (ajo) pa kėtė ndihmė do tė vonojė apo do hallakatet nė misteret e panumėrta tė kėtij profesioni kaq potent.
A tė kanė pėrkrahur prindėrit nė rrugėn tuaj tė skenės?Patjetėr qė po dhe i falėnderoj sepse kanė qenė gjithmon tė gatshėm pėr tė mė ndihmuar. Tashmė dihet se prindėrit janė ata qė ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė kėtė rrugė. Pa mbėshtetjen e tyre tė gjithanshme, kėnga mbetet veē njė ėndėrr nė sirtar. Prindėrit kanė rolin mė tė madh nė jetėn skenike tė fėmijės sė vet. N.q.s prindi do tė ketė paragjykime, fėmija ecėn mes dyzimit nė kėtė rrugė, ose e lė nė mes.
Cilat kėngė janė mė tė preferuara pėr ju?
Baladat kanė qenė tė preferuarat e mia dhe vazhdojnė tė jenė. Por kjo nuk do tė thotė se nuk kėndoj kėngė tė tjera, apo nuk dėgjoj tė gjitha gjinitė e kėngėve . Unė preferoj dhe kėngėt popullore tipike elbasanase apo ato tė Shqipėrisė sė Jugut.
Cilėt pėlqeni nga kėngėtarėt shqiptarė, po nga ato tė huaja?
Shqiptarė, janė shumė...Tė huaj Michael Jackson. Mė emocionon ēdo kėngė e tij.
Ēfarė ėshtė primare pėr njė kėngėtare bukuria apo zėri?
Dihet qė pėr ēdo kėngėtar zėri ėshtė mė i rėndėsishėm, por dhe tė kesh njė prezencė tė bukur nė skenė sėshtė keq.
Sa kohė i kushtoni lukut nė ditė?
Shumė kohė i kushtoj dhe lukut, mė pėlqen e bukura, por jo e ekzagjeruar.
Veshja e preferuar?
Serioze.
A ėshtė e dashuruar Silvia dhe sipas konceptit tuaj, a ekziston dashuria e vėrtetė?
Thonė qė ekziston,unė personalisht se kam provuar akoma.
Si e ėndėrroni princin tuaj tė kaltėr?
Inteligjent, i respektueshėm por edhe i pashėm.
Ushqimi i preferuar?
Skam naze nė ushqim, tė gjitha nga pak i preferoj.
A jeni e lidhur me shtypin dhe me librin dhe ēfarė lexoni mė shumė?
Lexoj shumė nė veēanti librat e Danielle Steel. Veēoj: ''Njė jetė e pėrmbushur'', ''Sa vėshtirė tė besosh'', ''Njė herė nė jetė''.
Me kė keni punuar pėr kėngėt tekstet dhe muzikėn?
Siē e thashė dhe mė parė me Gjergj Jorgaqin, Stinen dhe Street dogs, tė cilėt i falenderoj pėr ndihmėn qė mė kanė dhėnė.
Duke e krahasuar me klipin e parė ky klip, a pėrbėn njė hap pėrpara nė rrugėn tuaj?
Sigurisht. Po tė mos ishte ndryshe as qė do e merrja mundimin qė ta promovoja. Besoj se tashmė e ka marrė notėn nga publiku. Kėngėtarja qė kėrkon nga vetja gjithmonė nė ēdo promovim tė ri duhet tė jetė njė shkallė mė lart. Regresi apo stanjacioni janė fundi i karrierės sė ēdo kėngėtari.
Paraqitja nė skenė
Asnjėherė nuk jam ndjerė keq nė skenė sepse publiku mė ka pritur gjithmonė mirė. Kjo ka qenė e rėndėsishme pėr mua por e tillė mbetet edhe pėr ēdo kėngėtar nė fillimet e tij. Siguria e fillimit mbetet ēelėsi i suksesit. Mund tė them se ka qenė pikėrisht publiku ai qė mė ka nxitur nė kėtė rrugė dhe e shikoj se po tė mos ishte ai rruga ime do tė ishte tepėr e vėshtirė.
Klipi ''Kur ka lekė''
Klipi i sapo promovuar ėshtė klipi im i dytė pasi lart fola dhe pėr klipin e parė.
Ky klip titullohet ''Kur ka lekė''. Pra ka njė fabul interesante. Njė fabul jetėsore qė ėshtė shumė prezente nė realitetin shqiptar. Pra flet pėr vajzat materialiste qė para parasė humbin shumė nė gjykim. Dhe ky materializėm humb shumė nga personaliteti i femrave dhe i bėn ato shumė dembele. Njė klip qė mė mori shumė kohė, sepse dhe vendet e xhirimit duhet tė ishin specifike.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 325 here