Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3091 here

On line 946 dite

video »

12/2/2008 6:07:48 PM

Indiferentizėm ndaj javės sė filmit spanjoll

E organizuar mjaft mirė nga Bashkėpunimi i Jashtėm Spanjoll, Ambasada e Spanjės nė Shqipėri dhe nga Bashkia e Shkodrės, ky aktivitet kulturor mendohej se do tė tėrhiqte nė masė vėmendjen e artėdashėsve shkodranė tė kinemasė.


Nga Arben Lagreta/ Shkodėr
Vėzhgim


SHKODĖR - Fundjava qė shkoi, krahas kremtimit tė festive tradicionale tė 28 dhe 29 nėntorit shėnoi edhe mbylljen e javės sė parė tė filmit spanjoll nė Shqipėri, tė quajtur ndryshe “Spanja nė kalendoskop”.

E organizuar mjaft mirė nga Bashkėpunimi i Jashtėm Spanjoll, Ambasada e Spanjės nė Shqipėri dhe nga Bashkia e Shkodrės, ky aktivitet kulturor mendohej se do tė tėrhiqte nė masė vėmendjen e artėdashėsve shkodranė tė kinemasė. Kjo edhe pėr faktin se kinematografia spanjolle nuk njihet shumė nė Shqipėri si pasojė edhe e mungesės, deri vonė, tė marrėdhėnieve tė drejtpėrdrejta diplomatike ndėrshtetėrore.

Jo mė kot, edhe nė ditėn e ēeljes sė sė kėsaj jave ishin tė pranishėm dhe pėrshėndetėn edhe Ambasadori i Spanjės nė Tiranė, Manuel Montobbio dhe Kryebashkiaku i Shkodrės Lorenc Luka.

Zgjedhja e Shkodrės si qyteti i parė nė Shqipėri ku do tė prezantohej hapja e kėsaj jave nuk ishte rastėsi.. Nė kėtė qytet ėshtė pikėnisja, krahas tė tjerash, e fotografisė nga tė parėt e familjes Marubi dhe nxėnės tė vėllezėrve Lumiere nė mesin e shekullit tė 19-tė. Po kėshtu, filmi i parė i kohės me njė metrazh tė shkurtėr ėshtė shfaqur nė kinemanė e qytetit tė Shkodrės qysh nė vitin 1911, vetėm 6 vjet pas shpikjes sė filmit nė Francė. Kėtė e ka dėshmuar edhe bashkėshortja e Konsullit tė Austro-Hungarisė, resident po nė Shkodėr.Fakte historike tė cilat, diplomatėt e sotėm perėndimorė nuk kanė se si tė mos i dinė…

SHPĖRFILLJA

Por i gjithė ky vlerėsim do tė haste nė njė shpėrfillje tė paimagjinueshme. Kėshtu, si ndjekės i rregullt i tė gjithė filmave tė kėsaj jave, mund tė pohoj pa e ekzagjeruar aspak se 98 pėr qind e telespektatorėve qė frekuentuan vetėm platenė e kinema “Milenium” (galleria ishte thuajse bosh) tė Shkodrės ishin studentė konviktorė tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” si dhe nxėnės tė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja “Shejnaze Juka” tė po kėtij qyteti.

Pjesa tjetėr ishin vetėm ndonjė nėpunės i veēuar I Bashkisė sė Shkodrės, 2-3 gazetarė dhe kameramanė si dhe Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės dhe Ambasadori i Spanjės nė Shqipėri sė bashku me pėrkthyesin (kėta tre tė fundit vetėm nė ditėn e parė tė prezantimit).

Mungesa totale e artistėve, shkrimtarėve, intelektualėve si dhe e qytetarėve shkodranė nė pėrgjithėsi nuk ishte aspak e justifikueshme sepse edhe njoftimet pėr kėtė aktivitet qenė afishuar disa ditė mė parė me postera nė pikat kryesore tė qytetit nga ana e Bashkisė e cila njoftoi edhe nė televizionet lokale edhe se hyrja nė “Milenium” ishte e lirė.

Kėsisoj, frekuentimi nė fjalė i kinema “Milenium” tė Shkodrės vetėm nga gjimnazistėt dhe studentėt jabanxhinj mė kujtoi fėmijėrinė dhe adoleshencėn time kur nė Shqipėri mbizotėronte kinezėria. Kėshtu, kur kinematė nuk realizonin dot xhiron dot xhiron e planifikuar, ky defiēit kompensohej deri diku nga dėrgimi me detyrim nė kinema i nxėnėsve tė shkollave 8-vjeēare dhe tė mesme kundrejt njė ēmimi 5 herė mė tė ulėt tė vlerės reale tė biletės.

Duke iu rikthyer fenomenti aspak tė kėndshėm qė u vėrejt nė ambientet komode tė kinema “Milenium” tė Shkodrės, vetvetiu lindin disa pyetje;
Ku ishin ata artistė, shkrimtarė, intelektualė dhe qytetarė shkodranė qė abandonuan nė kor javėn e filmit spanjoll nė Shkodėr? Ē’farė do tė humbisnin nėse do tė kalonin 2 orė tė mbrėmjes nė kinema? Dhe, akoma mė keq, ē’farė dreqin mund tė humbisnin gjatė kėtyre orėve tė 4 mbrėmjeve kur dihet qė prej mėse dy javėsh, KESH ka rifilluar nė Shkodėr avazin e vjetėr tė kufizimit tė furnizimit me energji elektrike, herė pėr arsye punimesh e herė pėr arsye defektesh??!

Gjithsesi, ky testim, jo i pari nė llojin e tij, vlejti pėr tė nxjerrė njė konkluzion jo tė panjohur pėrsa i takon mentalitetit tė njė pjese tė konsiderueshme tė artistėve, intelektualėve dhe “akademikėve” tė Shkodrės, njė pjesė jo e vogėl e tė cilėve nuk dihet se si i kanė marrė (apo ua kanė dhėnė) titujt dhe gradat shkencore, sidomos duke nisur nga vitet ’90.

Ata e konceptojnė tė qenit europian vetėm kur u refuzohet ndonjė vizė Shengen ose kur nuk ftohen nė aktivitete shkencore dhe kulturore nė Evropė. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė, tė paktėn pėr nė Shkodėr mund tė pohoj pa ndrojtje se nė raste tė tilla janė pikėrisht kėta “artistė” dhe “akademikė” qė u shkojnė nga pas gazetarėve duke i kapur pėr xhakete pėr tu prononcuar nė Media kundėr kėtyre “padrejtėsive”.

Dhe, meqė jemi nė kėtė pikė, nė tė shumtėn e rasteve faji ka qenė i tyre pasi ata nuk dinin tė plotėsonin as formularin nė gjuhė tė huaj tė aplikimit pėr vizė (!!). Dhe, akoma mė keq, ata as qė e kishin lexuar vendimin e fundit tė Bashkimit Europian pėr liberalizimin e vizave pėr kategori tė caktuara, ku futen edhe ata, pėr tė kuptuar se edhe me kėto lehtėsira duhen pėrmbushur disa formalitete fare tė thjeshta qė duhen respektuar nė mėnyrė rigoroze…

Abandonimi i mėsipėrm, i pėrsėritur edhe nė raste tė tjera tė ngjashme vėrteton edhe njė herė mė sė miri atė prirje negative dhe aspak bashkėkohore qė ky qytet mbi 2400 vjeēar e posedon prej shumė kohėsh; mbylljen nė guackėn e tradicionalizmit jo vetėm tė inteligjencės, edhe pėrsa i takon rrymave tė kulturave perėndimore qė kanė depėrtuar aty prej shekujsh. Duke mos denjuar qė tė hapė horizontin kulturor nė kushtet, tashmė tė njė shoqėrie tė hapur dhe globaliste. Ēka do tė thotė se kemi tė bėjmė me njė konservatorizėm autokratik i cili nuk i sjell, nė radhė tė parė vetė atyre asnjė tė mirė por pėrkundrazi krijon njė klimė dhe atmosferė mbytėse edhe pėr brezin e ri. Pra pasoja e kėtij indiferentizmi tė pėrsėritur ėshtė thjesht njė autogol.

FILMAT QE U SHFAQEN

“Spanja nė kalendoskop” prezantoi javėn qė shkoi nė kinema “Milenium” tė qytetit tė Shkodrės 4 filma bashkėkohorė, njėri mė i bukur se tjetri, prodhime tė 4-5 vjetėve tė fundit tė kinematografisė spanjolle si dhe fitues tė disa ēmimeve ndėrkombėtare, duke pėrfshirė kėtu edhe ēmimet Oscar dhe Globi i Artė nė vitin 2004.

Filmi “Deti Brenda”, me regji tė Alejandro Amenabar dhe me aktor kryesor Javier Bardem, fitues, ndėrmjet shumė ēmimeve edhe i Ēmimit “Oscar” pėr Filmin e Huaj, fitues i Globit tė Artė nė vitin 2004, fitues i 14 ēmimeve “Goya” si dhe i Ēmimit tė Madh tė Jurisė nė festivalin e Venecias. Java ka vazhduar me filmin “Bojėqielli e errėt, pothuaj e zezė” me regji tė Daniel Sanchez Trueba, “Ushtarė tė Salaminės” me regji tė David Trueba dhe pėrfundoi me filmin “Tokė” me regji tė Julio Meden.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.












Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 256 here