Video
12/2/2008 12:54:08 PM
Gjykata ruse arreston tre persona per vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya
Tre persona te akuzuar per Anna Politkovskaya
Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com
2 Dhjetor 2008
Moske- Ne nje gjykate ne Arbat te Moskes, rruga me e famshme ne kryeqytetin rus, tre burra te ulur ne kafazin e hekurt jane akuzuar se kane ndihmuar ne vrasjen e gazetares Anna Politkosvkaya. Per dy vjet, pjesa me e madhe e ngjarjes thuajse ngeli ne harrese. Jo pak here u mbyllen veshet dhe syte per te mbyllur kete proces te bujshem. Rusia nuk kushton kujdes ndaj dhjetra gazetareve qe bien ne krye te detyres, apo edhe policia nuk fillon hetimet per gjetjen e autoreve te krimeve. Procesi ndaj te treve, ku asnjeri prej tyre nuk eshte akuzuar per dhenien e urdherit te vrasjes se njeres prej kritikeve me te forta te Kremlinit, ka nisur seriozisht kete jave, pasi eshte propoganduar shume nga media per mosperfundim. Procesi duhet te tregoje rastin se presidenti i vendit Dimitry Medvedev, ka kerkuar vullnet per te luftuar kunder idese per neglizhence juridike.
Poliktovskaya, e cila e shkundi mire Kremlinin per gjendjen ne Ceceni ne lidhje me raportin mbi korrupsionin dhe te drejtat e njeriut, u vra ne apartamentin e saj ne qender te Moskes ne tetorin e vitit 2006. Jane dashur vite per te hetuar ne rastin e saj dhe per te kryer arrestimet, ndersa Prokurori i Pergjithshem i Rusise ka keruar hetime me te forta pasi sipas tij sulmi eshte kryer nga persona te jashtem dhe jo brenda rusise dhe se vrasja eshte kryer nga Boris Berezovsky, nje oligark qe jeton ne arrati ne Londer.
Tashme, tre persona jane te arrestuar, dy vellezer cecene Dzhabrail dhe Ibragim Makhmudov dhe nje ish agjent police Sergei Khadzhikubanov. Te gjithe te akuzuar si dyshues per vrasjen, ndersa Makhmudovet kane edhe nje tjeter vella te dyshuar por qe eshte ne arrati. Ata te tre jane vene ne banden e te akuzuarve, por qe nuk ka asnje prove ne lidhje me vrasjen e Anna Politkovskaya. Njeri prej tyre ish gjeneral i Sherbimeve Federale te Sigurise, ka kerkuar qe te seanca te zhvillohet ne nje gjykate ushtarake. Por pasi procesi kete jave nisi me dyer te hapura, njeri nga avokatet e vellezerve cecene ka deklaruar se vrasesja e Politkovskaya eshte urdheruar nga nje politikan rus por pa dhene nje emer konkret.
Cdo lloj dokumenti i kerkuar nga gjykata, duhet te jete i bazuar mbi baza dhe fakte konkrete. Ne kohen pas Sovjetike, Rusia eshte si dikur. Ka ngelur thuajse e njejta. Eshte e njejta praktike e ish Bashkimit Sovjetik, por askush nuk e ve ujin ne zjarr. Por ne kohet e Rusise moderne, kur flitet per demokraci, duhet te mbrohemi serisht vetem, ka thene Musayev Murad, avokati i te akuzuarve.
Femijet e ritur te gazetares, Vera dhe Ilija, kane degjuar gjithcka ka nodhur ne seance me qetesi. Por edhe prinderit e te akuzuarve kane qene te pranishem ne seancen gjyqesore. Ata kane lene shtepine e tyre ne Ceceni per te qene te pranishem ndaj djemve te tyre. Jam i bindur 100 per qind se asnjeri prej tyre nuk eshte fajtor. Por te tjere persona jane fajtoret e vertete. Po e shoh vetem e syte e mi se si po funksionon sistemi, ka thene ruslan Makhmudov, babai i vellezerve te te akuzuar.
Sondazh/ Sipas jush, cilėt impenjohen mė tepėr pėr tė pėrballuar krizėn ekonomike?


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 123 here