Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3091 here

On line 946 dite

video »

12/2/2008 12:04:53 PM

Thaēi: Eulex fillon nė 9 Dhjetor

Hashim Thaēi ka paralajmėruar se misioni evropian pėr sundim tė ligjit, EULEX do tė funksionalizohet nė mbarė vendin mė 9 dhjetor



info@hermesnews.org
2 Dhjetor 2008


Prishtine- Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka paralajmėruar se misioni evropian pėr sundim tė ligjit, EULEX do tė funksionalizohet nė mbarė vendin mė 9 dhjetor. Mė herėt ishte paralajmėruar qė misioni evropian do tė fillonte punėn sot, por njė zėdhėnėse e kėtij misioni nė Prishtinė, Karin Limdal ka thėnė se funksionalizimi i EULEX-it do tė bėhet brenda pak ditėsh.

Nuk janė dhėnė shpjegime pėr kėtė shtyerje njėjavėshe.Sipas zėdhėnėses Limdal, deri nė fund tė dimrit, misioni evropian pėr Sundim tė Ligjit do tė jetė funksional nė tėrė Kosovėn, pėrfshirė veriun e banuar me shumicė serbe, ku kundėrshtimet pėr vendosjen e EULEX-it kanė qenė mė tė mėdha.
Kryeministri kosovar, Hashim Thaēi ndėrkaq ka thėnė se EULEX-i do tė ketė kuptim vetėm nėse qė nė ditėn e parė tė punės sė tij, do tė zbarkojė edhe nė veri tė Mitrovicės.

Por ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq ka thėnė se shtrirja e EULEX-it nė vendbanimet serbe nuk do tė bėhet aq shpejt si nė pjesėt tjera tė Kosovės. Pak ditė pas miratimit tė deklaratės presidenciale nė Kėshillin e Sigurimit, me tė cilėn iu hap rruga funksionalizimit tė misionit evropian nė tėrė territorin e Kosovės, kryeministri Thaēi kėrkoi qė EULEX-i ta ushtrojė autoritetin e tij nė pėrputhje me Kushtetutėn e vendit edhe nė Kosovėn Veriore, tė banuar me shumicė serbe. "Ky mision do tė ketė kuptimin vetėm nėse nė ditėn e parė fillon tė instalohet edhe nė veri tė Mitrovicės. Nėse EULEX nuk fillon instalimin nė veri po atė ditė, qė ditėn e parė, atėherė dua tė them se kėtij misioni i humb kuptimi.

Institucionet e Republikės sė Kosovės do tė kenė qėndrim shumė kritik dhe mėnyra e tė vėzhguarit tė situatės apo e sjelljes oportune do tė jetė e papranueshme pėr institucionet e Republikės sė Kosovės dhe popullin e Kosovės", ėshtė shprehur Thaēi. Kreu i qeverisė shfaqi bindjen se me vendosjen e EULEX-it nė veri do tė krijohen kushte edhe pėr ushtrimin e autoritetetit tė institucioneve tė Kosovės. Ai tha se nuk mund tė lejohet qė edhe mė tutje nė veri tė Kosovės tė sundojė kontrabanda dhe krimi i organizuar.

Ndėr pėrparėsitė kryesore tė misionit evropian sipas kryeministrit Thaci duhet tė jetė kthimi i pronave tė shqiptarėve qė janė uzurpuar nga serbėt dhe shpėrbėrja e strukturave paralele. Institucionet e Kosovės i kanė premtuar bashkėpunim misionit tė BE-sė pėr sundim tė ligjit, por kanė kėrkuar qė mandati i tij tė jetė me pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės dhe planin Ahtisari. EULEX-i pritet tė fillojė zyrtarisht punėn javėn e ardhshme, pas pėlqimit qė mori ditė mė parė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

Kėshilli mbėshteti raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Mon, i cili pėrfshinte njė marrėveshje gjashtėpikėshe me Beogradin me tė cilėn ndėrlidhej edhe vendosja e misionit evropian nė Kosovė, si dhe reagimin katėrpikėsh tė Prishtinės zyrtare, qė kėrkonte shtrirjen e EULEX-it nė tėrė tėrritorin mbi bazėn e Planit Ahtisaari dhe tė Kushtetutės sė saj.

Autoritetet serbe e kanė cilėsuar mbėshtetjen qė Kėshilli i Sigurimit i ka dhėnė raportit tė z.Ban, si njė tjetėr fitore tė diplomacisė sė Serbisė, ndėrsa Prishtina zyrtare ka siguruar se nuk do tė lejojė zbatimin e asnjė plani qė cenon pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės. Kundėr planit gjashtėpikėsh tė.Ban, qė u jep njė autonomi mė tė madhe zonave tė banuara me serbė, sot nė Prishtinė pritet tė mbahet njė demonstratė e organizuar nga shoqėria civile.

Kryeministri Hashim Thaēi ka vlerėsuar se demonstratat e tilla janė tė panevojshme, pasi sipas tij, plani gjashtėpikėsh tani i takon sė kaluarės. "Gjashtėpikėshi i takon tė sė kaluarės, nuk ėshtė projekt i implementueshėm nė Republikėn e Kosovės dhe do tė ketė vetėm njė sistem unik tė doganave, policisė dhe drejtėsisė", tha ai. Komentet e kryeministrit Thaēi u bėnė gjatė njė tryeze tė rrumbullakėt, nė tė cilėn qeveria e Kosovės inicoi punėn pėr hartimin e strategjisė pėr luftimin e krimit tė organizuar.

Debati pėr kėtė fenomen negativ me tė cilėt pėrballet Kosova, u bė pas vlerėsimeve tė Komisionit Evropian nė raportin e tij tė fundit, I cili kritikon qasjen e autoriteteve tė Prishtinės nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe nė prag tė takimit tė sotėm tė Mekanizmit Pėrcjellės tė Stabilizim Asociimit pėr Kosovėn.

Sondazh/ Sipas jush, cilėt impenjohen mė tepėr pėr tė pėrballuar krizėn ekonomike?

© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 147 here