Video
12/2/2008 11:53:34 AM
Kryeministri Berluskoni ka mbėrritur nė Tiranė
Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka mbėrritur nė Tiranė pėr nje qėndrim disa orėsh.
info@hermesnews.org
2 Dhjetor 2008
Tirane- Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka mbėrritur nė Tiranė pėr nje qėndrim disa orėsh. Gjatė kėsaj vizite, Shqipėria dhe Italia pritet tė nėnshkruajnė sot dy projekte tė rėndėsishme nė fushėn e energjitikės gjatė vizitės sė kryeministrit Berluskoni nė Tiranė. Kryeministri Italian Silivio Berluskoni pritet tė zhvillojė sot njė vizitė disa orėshe nė kryeqytetin shqiptar Tiranė.
Kjo ėshtė vizita e dyte e Berluskonit nė Shqipėri nė postin e kryeministrit. Vizita e tij e parė ėshtė realizuar nė vitin 2002, kur nė pushtet ishin forcat e majta dhe kryeministėr ish kreu socialist Fatos Nano, njė ndėr politikanėt shqiptarė mė tė preferuar prej Berluskonit. Nga tė dy palėt vizita e Berluskonit vlerėsohet se konfirmon marrėdhėniet e shkėlqyera midis Tiranės dhe Romės.
Kohėt e fundit zyrtarė tė lartė shqiptarė pėrshirė dhe presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha kanė vizituar Italinė, e po kėshtu autoritete tė larta italiane kanė vizituar Shqipėrinė. Por vizita e sotme e Berluskoni nė Tiranė merr njė rėndėsi tė veēantė pasi gjatė saj pritet tė nėnshkruhen disa projekte tė rėndėsishme nė fushėn e energjitikės midis dy vendve, me njė vlerė prej 2.5 miliardė euro.
Bėhet fjalė pėr njė kontratė me vlerė 1 miliardė euro me grupin Falcone tė Italisė pėr ndėrtimin e njė uzine rigazifikimi pranė Fierit dhe njė tubacion gazi nėn det pėr nė Itali dhe njė marrėveshje me vlerė 1.5 miliardė euro pėr firmėn ndėrtuese Mocanda, pėr projektin e prodhimit tė energjisė me anė tė erės, nė gadishullin e Karaburunit, si dhe njė kabėll energjie qė do tė shkojė nga Adriatiku nė Itali.
Pėr autoritetet shqiptare kėto projekte janė shumė tė rėndėsishme parė dhe nė konteksin e krizės energjitike disa vjeēare qė po pėrjeton Shqipėria. Suzana Guxholli tha se kėto projekte kanė disa vite qė testohen, por pritet qė gjatė vizitės tė diskutohen edhe projekte tė tjera". Nga ana e saj edhe opozita shqiptare shpreh miratimin pėr kėto projekte, por sipas ish ministrit tė jashtem shqiptar Kastriot Islami sėrisht duhen marrė nė konsideratė ēėshtjet e mjedisit, apo ato tė korrupsionit. Nuk bėhet fjalė pėr kundėrshtime tė karakterit politik thotė Islami, por sipas tij bėhet fjalė pėr ēėshtje tė korrupsionit tė lartė, sikurse ėshtė rasti i ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė.
Ndėrkohe marreveshjet qė pritet tė nėnshkruhen nė fushėn e energjisė midis Shqiperise dhe Italise nga specialistėt e energjitikės, ndonėse kanė entuziazmin pėr investimet nė kėtė fushė, pėrmbajnė edhe doza dyshimi, nėse ato mund tė ndihmojnė nė zgjidhjen e krizės shqiptare. Njė prej tyre Gjergji Simakuthotė se nuk mund ta besoj se Shqipėria do tė prodhojė energji nga era sa impiantet mė tė mėdhenj nė Europė, por le tė fryjė pak erė energjie dhe diēka tė bėhet.
Por lėvizja Mjaft ka paralajmėruar se do tė protestojė pranė kryeministrisė shqiptare, gjatė vizitės sė kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Sikurse thuhet nė njė njoftim tė shpėrndarė pėr median reagimi vjen nga rreziku i industrializimit ndotės, tė pakonsultuar dhe jo transparent qė qeveria shqiptare planifikon ta shtrijė nė mbarė vendin, pėrmes ujdive me ndėrmarrje kolonialiste me vendet fqinje.
Sondazh/ Sipas jush, cilėt impenjohen mė tepėr pėr tė pėrballuar krizėn ekonomike?


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 122 here